John Kerry akuzon hapur: Rusia ka furnizuar rebelët me sisteme raketore, Moska fajtore për avionin MH 17

Postuar në 21 Korrik, 2014 03:43

Rrëzimi i avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë, për Uashingtonin ka një fajtor dhe këtë e ka shqiptuar vetë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Sipas tij, ka prova të shumta për bashkëpunimin rus në rrëzimin tragjik. Ai tha se SHBA ka prova për furnizime të mëdha ushtarake të separatistëve nga Rusia në muajin e fundit, duke përfshirë tanke dhe raketa-hedhës. Sipas Kerry-t, që foli për një rrjet televiziv amerikan, përgjimet tregojnë se sistemi i raketave ruse SA-11 u është transferuar rebelëve nga Rusia, duke shtuar se SHBA zotëron një video të një rakete duke u rikthyer sërish në Rusi pas sulmit ndaj avionit malajzian. Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione të mëtejshme Rusinë dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë për t’u bërë bashkë ndaj presidentit Putin në atë që ai e cilësoi si "thirrje për zgjim". Ndërkaq edhe kryeministri britanik David Cameron tha se Evropa dhe Perëndimi "duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj Rusisë nëse Putin nuk e ndryshon qëndrimin e tij ndaj Ukrainës".

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.