Ministri i Shëndetësisë: “Mjekët me 0 kredite në fund të vitit largohen. Kush nuk ka mjaftueshëm, rihyn në provim. Kush nuk pranon, i pezullohet licenca”

Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se do të ketë masa shtrënguese në lidhje me certifikimin e mjekëve. Ilir Beqaj ka prezantuar sot programin e ricertifikimit të mjekëve, sipas të cilit parashikohet se nuk do të vijojë të punojë si mjek “asnjë prej atyre që shpërfillin kërkesat dhe që në fund të vitit do të kenë zero kredite”. Këto deklarata Beqaj i bëri në “Takimin Informues mbi Programin e Ricertifikimit, 2010-2014” ku ndër të tjera ka sqauar edhe se çfarë do të bëhet me ata mjekë të cilët nuk kanë kredite mjaftueshëm. “Brenda gjashtë muajsh, pas mbarimit të afatit pesëvjeçar do të duhet të rihyjnë në provimin e shtetit. Për ata që nuk kanë pranuar të hynë në provimin e shtetit, vendi i tyre del vakant dhe u pezullohet liçensa”, ka thënë Beqaj, duke paralajmëruar shtrëngime administrative.
http://www.ata.gov.al/beqaj-kritere-me-te-rrepta-per-ricertifikimin-e-mj...
s.z
Comments
Nuk je personi i duhur per
<p>Nuk je personi i duhur per minister.</p><p>Para 5 vitesh ketij Lyf Matrakut me vendim te Gjykates Kushtetuese ju hoq mandati i deputetit per perfitime te jashtligjeshme.</p>
Add new comment