Arkiv-Lajme
Serbi feston me flamur shqiptar
Futbollisti serb Aleksandar Mitrovic ka ndihmuar Anderlechtin ta fitojë Superkupën e Belgjikës, me golin e shënuar në minutën e 29-të. Në festim e sipër, sulmuesi serb as që ia kishte idenë që prapa tij gjendej një flamur kombëtar shqiptar, të cilin e kishte marrë me vete ndonjë tifoz shqiptar, në mbështetje të Anderlechtit, i cili drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi. “Një serb me flamur shqiptar prapa. E paparë ndonjëherë...” shkruan “Zëri”.
“Top Channel”: Debati për hartën e Himarës, mazhoranca nuk do të ndryshojë qëndrim
Mazhoranca qeverisëse nuk do të ndryshojë qëndrim për shtrirjen e Bashkisë së re të Himarës, pavarësisht kundërshtimeve të forta ditët e fundit nga PBDNJ-ja e Vangjel Dules. Duke cituar burime qeveritare pranë reformës territorial, Top-Channel raporton se “qeveria është e vendosur t’i qëndrojë besnike variantit përfundimtar të përzgjedhur nga komisioni i posaçëm i reformës administrative, duke mos marrë parasysh kërkesat e Dules”.
“Express”: Fundi i pushtetit të Ambasadorëve në Kosovë
Për vite me radhë, politikanë të ndryshëm, analistë e gazetarë kanë akuzuar klasën politike si servile ndaj të huajve, derisa ambasadorët i akuzonin si njerëz që vendosin për gjithçka në Kosovë. Në një mënyrë apo tjetër, të dy akuzat qëndronin. Ambasadorët kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në politikën kosovare dhe në secilin vendim të rëndësishëm për vendin. Por duket se këtij pushteti i ka ardhur fundi.
"Ora News": OSBE kundër Qeverisë për ligjin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ja letra
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dalë kundër propozimeve të mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Propozimin e disa deputetëve të mazhorancës, që në rast precedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.
Tjetër padi ndaj kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko
Kryetari i Komunës Lazarat Dasho Aliko, është paditur sërish në Prokurori për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". “Kjo është padia e dytë ndaj kryekomunarit të Lazaratit, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e denoncoi atë në Prokurori për Krime të Rënda, si njërin nga "kapot" që drejtonte organizatën kriminale në fshatin e Lazaratit” raporton “Shekulli”.
Topi flet për të shkuarën si President dhe kritikon Fatos Lubonjën: Për debatin e Kushtetutës, nuk doli njëherë të thoshte se nuk ishte çështje individi
Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” ku ka komentuar zhvillimet politike dhe personale. Në bashkëbisedim me gazetaren Mira Kazhani, ish-kreu i shtetit, ndër të tjera, i është rikthyer së shkuarës së tij duke kujtuar momentet e përballjes së fortë që ka pasur me mazhorancën e kohës ndërsa ishte President. Topi është ndalur tek debati për ndryshimet kushtetuese ku kreut të shtetit iu kufizuan kompetencat.
Luftimet në Gaza: 50 viktima gjatë ditës së sotme, totali kalon shifrën 400
Ofensiva e Izraelit në Gaza ka sjellë 50 viktima në radhët e palestinezëve vetëm gjatë ditës së sotme. Agjencia izraelite e lajmeve “Ynet” shkruan se kjo e dhënë ka ardhur nga burime mjekësore që ndodhen në zonën e luftimeve në rripin e Gazës. Ndërsa japin të dhëna mbi atë që po ndodh, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve evidentojnë faktin se bilanci total i operacionit luftarak ka sjellë deri më tani mbi 400 viktima.
200 kandidatë për PD-në e Tiranës?
Gara për kryesimin e degës dhe nëndegëve të Partisë Demokratike të Tiranës parashikohet të jetë një garë me një numër të lartë kandidatësh. Të paktën kjo është ajo çfarë shkruan gazeta “Sot”, sipas së cilës, numri i kandidatëve pritet të jetë rreth 200.
"Ansa":Rivarrosen 284 viktimat e luftës në Bosnje
Mijëra persona kanë marrë pjesë mëngjesin e sotëm në Kozarc të Bosnjes në ceremoninë e rivarrimit të 284 personave të vrarë nga forcat serbo-boshnjake gjatë luftës 1992-1995. Trupat janë gjetur kohët e fundit në një varrezë masive. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se bëhet fjalë për 283 muslimanë e për një kroat, pjesa më e madhe e të cilëve meshkuj, të vdekur në muajt e parë të konfliktit gjatë pastrimit etnik të udhëhequr nga serbët e Bosnjes.
Nasho Jorgaqi: ‘Mjegullat e Tiranës’ është shkruar në vitet ‘950? Jo, nuk ka mundësi
Romani ‘Mjegullat e Tiranës’, shkruar në fund të viteve ‘950 e publikuar shumë dekada më pas, shoqërohet edhe me një intervistë të autorit, Ismail Kadaresë, në të cilën shkrimtari i famshëm shqiptar flet edhe për “një letrar të kohës, dashamirës dhe të njohurin e vet”. Kush është ky? Është Nasho Jorgaqi, i cili duket se nuk e ka pritur mirë faktin që në këtë intervistë Kadare nuk i përmend as emrin në një kohë që kanë qenë miq të ngushtë.