“Express”: Fundi i pushtetit të Ambasadorëve në Kosovë

Postuar në 20 Korrik, 2014 12:08

Për vite me radhë, politikanë të ndryshëm, analistë e gazetarë kanë akuzuar klasën politike si servile ndaj të huajve, derisa ambasadorët i akuzonin si njerëz që vendosin për gjithçka në Kosovë. Në një mënyrë apo tjetër, të dy akuzat qëndronin. Ambasadorët kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në politikën kosovare dhe në secilin vendim të rëndësishëm për vendin. Por duket se këtij pushteti i ka ardhur fundi. Kosova ka hyrë në një ngërç të madh politik, dhe përkundër kësaj, përfaqësuesit diplomatikë në Prishtinë nuk kanë ndërhyrë fare; diçka që s’mund të paramendohej vetëm disa muaj më parë.

Një burim ndërkombëtar i ka thënë Gazetës Express se liderët politikë në Kosovë duhet të mësohen vetë që t’i kapërcejnë situatat e vështira. “Ju mund të shihni se asnjë diplomatë perëndimorë nuk është inkuadruar në bisedimet për formimin e institucioneve të reja. Pse mund të pyesni ju. E thjesht fare; kjo është punë e lidershipit të Kosovës”, ka thënë një diplomat i akredituar në Prishtinë, në kushte anonimiteti për “Express”. E, meqenëse ambasadorët kanë vendosur të mos ndërhyjnë, duket se lëndet do të shtohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

/Express/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.