Edmond Tupja kritikon komentatorët e ndeshjeve të Botërorit në TVSH

Postuar në 20 Korrik, 2014 04:24

Ekskluzivitetin e transmetimit të Botërorit të Brazilit e pati televizioni publik shqiptar (TVSH), dhe kanë qenë të shumtë ata, të cilëve u ka rënë në sy cilësia e dobët e komentimit të ndeshjeve. Një prej njerëzve të pakënaqur me komentimin e këtyre ndeshjeve ka qenë edhe Edmond Tupja, gjë që merret vesh nga shkrimi i sotëm i tij i publikuar në Panorama. Tupja thotë se ka mbajtur dhe shënime të mufkave që i kanë dëgjuar veshët. E nis me fjalët e huaja të përdorura në masë në një kohë që shqipja ofron njësi të vetat leksikore në vend të tyre, si “prezent, perfekt, respektiv, delir, koshient, potent, etj”. Më tej, Tupja bën fjalë për forma të gabuara sintaksore, rrëshqitje logjike, praktikën e moslakimit të emrave të lojtarëve të huaj, gjë që është vënë re edhe në shkrime të tjera gazetareske, e deri te përdorimi vend e pa vend i Zotit gjatë komentit të tyre.

Shkrimi i plotë i Tupjes, që ka formën e një letre të hapur shkruar drejtorit të TVSH-së, mund të lexohet në Panorama. Në orët e pasdites mund të gjendet në versionin online të kësaj gazete.

 

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>semundjen e tvsh-se e ka edhe respublika!</p><p>nuk besoj se ka me dyshim,se shtysa e kesaj drame eshte inferioriteti i disave,kryesisht i atyre qe u mungon,ose e kane te dobet identitetin kombetar.&nbsp; per pasoje ,sipas tyre, te qenit &#39;&#39;europian&#39;&#39; nenkupton edhe te folurit &#39;&#39;shqipish&#39;&#39;.</p><p>nderkohe qe evropianet e vertete e ruajne me shume fanatizem gjuhet&nbsp; e tyre,qe s&#39;jane gje tjeter vecse dialekte te latinishtes dhe sllavishtes ,ne qe kemi nje pasuri te vecante dhe te vjeter,e kqeperdorim&nbsp; ne menyren me te keqe te mundshme, me nje arrogance prej lypsari.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.