Drejt një marrëveshjeje në Krishtlidje

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kievi zyrtar është duke pranuar dhe ka dhënë miratimin në parim për planin amerikan të paqes. Sipas gazetës, Kievi është dakord të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve dhe të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO me disa kushte sigurie.
Po kështu Ukraina është dakordësuar që të ngrijë linjën e angazhimit të trupave të veta, por jo të tërhiqet nga i gjithë territori i Donbasit.
Informacionet janë vjelë nga një takim mes përfaqësuesve ukrainas dhe atyre amerikanë, mbajtur në zyrën e Kancelarit gjerman në Berlin të djelën, takim që raportohet se vazhdojnë edhe sot. Si afat për një marrëveshje është njoftuar data e Krishtlindjeve katolike.

Comments
Kesaj i thone pirdh pirdh se
Kesaj i thone pirdh pirdh se lirohesh. Tek i sheh keta sharlatane qe bejne petulla me uje dhe grijne laker kot me koti e kupton tamam sa se bukur e lozin te gjithe rolin e tyre ne kete tragji-komedi.
Ka pasur vetem nje mjeshter te refimit te tragjikomedise ne Shqiperi, dhe ai quhej CHRI-CHRI (per ata qe e dine). Tek lexoj nje liber te tij qe e ka shkruar ne vitet 1936, fiks kjo situate me del para syve.
Historia vertet perseritet por ama cdo here, eshte dhe me dramatik versioni i te perseritures.
Add new comment