Arkiv-Lajme

I burgosuri shqiptar diplomohet në “Tor Vergata” përmes Skype, nga burgu i “Mine Pezës”

Postuar në 22 Korrik, 2014 11:01

Jo të gjitha “kronikat e burgjeve” janë të zymta. Për herë të parë, në sajë të një lidhjeje nëpërmjet ‘Skype-it’, një i burgosur shqiptar, i cili ndodhet në burgun e “Mine Pezës” në Tiranë, mundi që të diplomohej për letërsi italiane, nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”.

Koalicioni anti-Thaçi “i tërheq veshin” Jahjagës: Qëndrimet e saj mund t’i çojmë në Kushtetuese

Postuar në 22 Korrik, 2014 09:18

Edhe presidentja Jahjaga merr një paralajmërim nga koalicioni LDK-AAK-Nisma. Pas një takimi konsultativ aleatët kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë të jetë i çuditshëm pozicioni dhe qasja e Presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike.

Britania u rikthehet hetimeve për rastin Litvinenko. Dyshime se Moska fshihet pas helmimit me polonium

Postuar në 22 Korrik, 2014 08:10

Theresa May, sekretare e Punëve të Brendshme të Britanisë, ka njoftuar hapjen e një hetimi të ri mbi vdekjen e disidentit rus Alexander Litvinenko. Ish-oficeri i KGB-së, vdiq në vitin 2006 në një spital të Londrës pasi dyshohet se u helmua me lëndën radioaktive Polonium 2010. Hetimet e reja pritet të verifikojnë nëse shteti rus ishte prapa kësaj vrasjeje. Qeveria më parë u kishte rezistuar thirrjeve për një hetim publik, duke thënë se më parë duhej parë se çfarë do të nxirrte hetimi gjyqësor.

Llogaraja kalohet me një dorë në timon dhe tjetrën tek celulari. Shoferi ka shumë besim te vetja

Postuar në 22 Korrik, 2014 08:00

U desh që dikujt t’i jepet për të nxjerrë celularin dhe filmuar, që të shohim sesi  një shofer autobusi, edhe pse në një kthesë në një nga rrugët më të rrezikshme në Llogara, flet në telefon duke i dhënë mjetit me një dorë. Sërish, fjala është për Llogaranë ku kanë ndodhur aksidente të frikshme, por shoferi i autobuzit nga Pogradeci ka shumë besim tek aftësitë e veta. Videoja, në linkun:

http://www.youtube.com/watch?v=f55Mz0d-vFU

 

a.k

Ndarja territoriale me 61 bashki, më 31 korrik votohet në Kuvend. Çuçi: Për ne Himara është shqiptare

Postuar në 22 Korrik, 2014 06:59

Këshilli i Ministrave është gati të dërgojë në Kuvend projektin final të ndarjes territoriale që parashikon një hartë me 61 bashki. Në një deklaratë për mediat, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se “së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet.”  Projektligji i reformës administrativo-territoriale do t’i përcillet kuvendit për miratim në seancën plenare të 31 korrikut.

Vrasje e pesëfishtë në Sukë të Fierit. Nga “fejesa e padëshiruar” e mbesës, te zemërimi ndaj vëllezërve

Postuar në 22 Korrik, 2014 05:48

Duhej të ishte një ditë lumturie për familjen Vrapi nga Suka e Fierit, pasi do të fejonin vajzën 17-vjeçare, por xhaxhai i saj e shndërroi në një tragjedi. Bajram Vrapi, 73 vjeç, ka kryer një masakër të vërtetë në familjen e tij, duke vrarë me armë gjahu dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën, pastaj është vetëvrarë. Por mbeten mister arsyet e vërteta, edhe pse sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, 73-vjeçari nuk ishte dakord që mbesa e tij të fejohej me djalin që kishte zgjedhur dhe ka debatuar ashpër me vëllezërit më të vegjël.

Ligji i ri për KLD-në, mazhoranca e miraton në komisionin e ligjeve. E vetmja votë kundër, Nard Ndoka

Postuar në 22 Korrik, 2014 05:31

Në komisionin parlamentar të ligjeve, mazhoranca ka kaluar me 15 vota ligjin e ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ligji pritet që të kalojë për votim në Kuvend. E vetmja votë kundër këtij ligji ka qenë ajo e Nard Ndokës, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë komisionet. Ligji i ri është miratuar nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtimeve jo vetëm nga opozita, por edhe Unioni i Gjyqtarëve dhe OSBE.

Pika kryesore që kundërshtohet ka të bëjë me pezullimin e gjyqtarëve kur ata ndiqen penalisht.

a.k

Ish Uzina Dinamo, tregtarët vijojnë protestat: Nuk ka faj higjiena por pallatet

Postuar në 22 Korrik, 2014 03:40

Sërish tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë vijuar protestat e tyre për të kundërshtuar mbylljen e tregut. Paraditen e sotme ata janë ndalur përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrit Panariti për të mos lënë pa punë rreth 5 mijë persona. Ata kërkuan pezullimin e vendimit të prefektit Sadi Vorpsi, ku sipas tyre, pas këtij vendimi fshihen interesa për truallin, sepse po kërkohet të ndërtohen pallate në zonën e tregut, dhe nuk ka të bëjë me çështjen e higjienës.

Tjetër akuzë për Sinan Tafajn: Ku shkuan 1.14 mln dollarë që do ndërtonin një qendër rehabilitimi

Postuar në 22 Korrik, 2014 03:08

Ndërkohë që me qindra invalidë të organizuar kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit kundër projektligjit për aftësinë e kufizuar, në shtyp po botohen edhe fakte që flasin kundër kreut të shoqatës PAK, Sinan Tafaj. Invalidët thonë se projektligji i ri u cënon të drejtat duke favorizuar qeverinë. Në ç’mënyrë? Ligji i ri u heq të drejtën shoqatave për të përcaktuar statusin e invaliditetit, nëpërmjet të cilit ata përfitojnë një pagesë invaliditeti nga shteti dhe ia kalon këtë kompetencë një komisioni të posaçëm shtetëror.

23 sekondat e ekzekutimit të Artan Santos. Videoja që tregon të gjitha detajet (pamje të rënda)

Postuar në 21 Korrik, 2014 15:41

Një video e gjatë 23 sekonda, e siguruar nga kamerat e vëzhgimit të bankës Credins jep të plotë për herë të parë çastet kur është qëlluar mbi bankierin Artan Santo, mëngjesin e 26 qershorit. Momentet tronditëse, që janë duke u analizuar nga ekspertë të hetimit tregojnë Artan Santon, i cili mbërrin me makinë përpara bankës. Motorri e shoqëron nga pas, ndërsa një nga rojet e bankës i del përpara për t’i hapur derën e makinës. Santo qëllohet menjëherë sapo del nga dera e pasme e makinës së tij, dhe nuk hedh dot më shumë se dy hapa.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme