23 sekondat e ekzekutimit të Artan Santos. Videoja që tregon të gjitha detajet (pamje të rënda)

Një video e gjatë 23 sekonda, e siguruar nga kamerat e vëzhgimit të bankës Credins jep të plotë për herë të parë çastet kur është qëlluar mbi bankierin Artan Santo, mëngjesin e 26 qershorit. Momentet tronditëse, që janë duke u analizuar nga ekspertë të hetimit tregojnë Artan Santon, i cili mbërrin me makinë përpara bankës. Motorri e shoqëron nga pas, ndërsa një nga rojet e bankës i del përpara për t’i hapur derën e makinës. Santo qëllohet menjëherë sapo del nga dera e pasme e makinës së tij, dhe nuk hedh dot më shumë se dy hapa. Pasi bie, vrasësi afrohet dhe i jep goditjen e fundit në kokë nga fare pranë. Më pas largohet me armën në dorë duke kërcyer në motorrin që e priste. Polici rrugor që mbërrin me motorr, në të majtë, largohet me vrap sapo sheh skenën e ekzekutimit. Edhe rojet private të sigurisë, fshihen për të shpëtuar kokën. Nga ky hetim, pak ditë më parë, u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë në vendin e tij të punës. Videoja e publikuar nga lapsi.al gjendet në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=lTfcO7uqYpE
a.k
Add new comment