Britania u rikthehet hetimeve për rastin Litvinenko. Dyshime se Moska fshihet pas helmimit me polonium

Theresa May, sekretare e Punëve të Brendshme të Britanisë, ka njoftuar hapjen e një hetimi të ri mbi vdekjen e disidentit rus Alexander Litvinenko. Ish-oficeri i KGB-së, vdiq në vitin 2006 në një spital të Londrës pasi dyshohet se u helmua me lëndën radioaktive Polonium 2010. Hetimet e reja pritet të verifikojnë nëse shteti rus ishte prapa kësaj vrasjeje. Qeveria më parë u kishte rezistuar thirrjeve për një hetim publik, duke thënë se më parë duhej parë se çfarë do të nxirrte hetimi gjyqësor. Por nën dritën e zhvillimeve të reja, nuk përjashtohet që marrëdhëniet e frytshme ruso-britanike të kohës, ku shumë investitorë rusë u instaluan në Britaninë e Madhe, të kenë shtyrë Londrën të tregohet “e kujdesshme”. Ndërkohë që sot këto marrëdhënie janë në pikën më të ulët.
a.k
Add new comment