Vrasje e pesëfishtë në Sukë të Fierit. Nga “fejesa e padëshiruar” e mbesës, te zemërimi ndaj vëllezërve

Postuar në 22 Korrik, 2014 05:48

Duhej të ishte një ditë lumturie për familjen Vrapi nga Suka e Fierit, pasi do të fejonin vajzën 17-vjeçare, por xhaxhai i saj e shndërroi në një tragjedi. Bajram Vrapi, 73 vjeç, ka kryer një masakër të vërtetë në familjen e tij, duke vrarë me armë gjahu dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën, pastaj është vetëvrarë. Por mbeten mister arsyet e vërteta, edhe pse sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, 73-vjeçari nuk ishte dakord që mbesa e tij të fejohej me djalin që kishte zgjedhur dhe ka debatuar ashpër me vëllezërit më të vegjël. “Më trajtonin keq, i vrava”, i ka thënë autori një fqinji para se të vriste veten, duke nënkuptuar mungesën e respektit nga vëllezërit më të vegjël. Por ai ka ndjekur për të vrarë edhe të shoqen, që shpëtoi paq, ndaj pas fejesës së padëshiruar të mbesës nuk është çudi të fshihet ndonjë tronditje e thellë mendore apo probleme psikike që nxorrën krye në momentin tragjik.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.