Ish Uzina Dinamo, tregtarët vijojnë protestat: Nuk ka faj higjiena por pallatet

Sërish tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë vijuar protestat e tyre për të kundërshtuar mbylljen e tregut. Paraditen e sotme ata janë ndalur përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrit Panariti për të mos lënë pa punë rreth 5 mijë persona. Ata kërkuan pezullimin e vendimit të prefektit Sadi Vorpsi, ku sipas tyre, pas këtij vendimi fshihen interesa për truallin, sepse po kërkohet të ndërtohen pallate në zonën e tregut, dhe nuk ka të bëjë me çështjen e higjienës. Është komentuar ditët e fundit “sintonia” e rrallë për këtë çështje nga bashkia e djathtë dhe qeveria qëndrore e majtë.
a.k
Add new comment