Koalicioni anti-Thaçi “i tërheq veshin” Jahjagës: Qëndrimet e saj mund t’i çojmë në Kushtetuese

Postuar në 22 Korrik, 2014 09:18

Edhe presidentja Jahjaga merr një paralajmërim nga koalicioni LDK-AAK-Nisma. Pas një takimi konsultativ aleatët kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë të jetë i çuditshëm pozicioni dhe qasja e Presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta dominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi,” ka thënë Haradinaj. Në anën tjetër, për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, Haradinaj ka paralajmëruar situatë të re bashkëpunimi më këtë subjekt, dhe takime të tjera me të.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.