Tjetër akuzë për Sinan Tafajn: Ku shkuan 1.14 mln dollarë që do ndërtonin një qendër rehabilitimi

Postuar në 22 Korrik, 2014 03:08

Ndërkohë që me qindra invalidë të organizuar kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit kundër projektligjit për aftësinë e kufizuar, në shtyp po botohen edhe fakte që flasin kundër kreut të shoqatës PAK, Sinan Tafaj. Invalidët thonë se projektligji i ri u cënon të drejtat duke favorizuar qeverinë. Në ç’mënyrë? Ligji i ri u heq të drejtën shoqatave për të përcaktuar statusin e invaliditetit, nëpërmjet të cilit ata përfitojnë një pagesë invaliditeti nga shteti dhe ia kalon këtë kompetencë një komisioni të posaçëm shtetëror. Kjo në fakt ka kuptim, pasi është e logjikshme që shteti që paguan pensionin, duhet të jetë edhe verifikuesi i invaliditetit të një personi. Nga ana tjetër, përmes “letrave që mbërrijnë në redaksi”, sërish shqiptarja.com flet sot për një fond prej 1.14 milionë dollarë, alokuar nga buxheti i shtetit për Shoqatën, për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve. Qendra nuk u hap kurrë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë.

 

a.k

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Duket qartazi se sulmi kunder Sinan Tafaj eshte organizuar nga qeveria, pasi i gjithe shtypi i majte po çon pluhur e ben zhurme. Fillimisht merren me te ardhurat e tij, sekrete qe gjoja kane dalur nga njerez te brendshem. E tani po aludojne se kane humbur 1,14 milion dollare ose me sakte Sinani eshte pergjegjes per kete. Hmmm? Diçka nuk shkon ketu. Se pari, kategoria e njerezve si Sinani nuk kane kontroll mbi perdorimin e e parave per ndertimin e nje ndertese. Kjo i takon ministrise publike etj. por jo nje drejtuesi te nje shoqate i cili eshte i verber ( po te lexohen komentet ne faqet e tjera te majta online tani ai nuk eshte i verber por sheh shume mire!!!) dhe nuk mund te vere nje firme pa ja lexuar dokumnetin nje njeri i besuar. Sinani lexon Braille por nuk firmos ashtu sic aludohet.

Nejse, edhe kjoqeveri po vepron po aq ndyre si ajo e para. Kush po e ben kete zhurme pikerisht tani? Kush perfiton nga njollosja e Tafajt dhe mundesisht heshtja e tij dhe te gjithe PAK-ve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.