Ndarja territoriale me 61 bashki, më 31 korrik votohet në Kuvend. Çuçi: Për ne Himara është shqiptare

Këshilli i Ministrave është gati të dërgojë në Kuvend projektin final të ndarjes territoriale që parashikon një hartë me 61 bashki. Në një deklaratë për mediat, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se “së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet.” Projektligji i reformës administrativo-territoriale do t’i përcillet kuvendit për miratim në seancën plenare të 31 korrikut. Miratimi i këtij projektligji kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit. Ministri shprehu qëndrimin e qeverisë edhe për çështjen e Himarës.
“Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përveç 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme”, u shpreh ai.
Projekti final u arrit pas marrjes në konsideratë të mendimeve dhe opinioneve të shprehura nga njësitë vendore, si dhe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), e cila, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, u përfaqësua në komision pak ditë më parë. Drafti paraprak i qeverisë parashikonte hartën me 47 bashki, por pas propozimeve të të zgjedhurve vendorë dhe PDIU-së komisioni vendosi të shtojë dhe 14 bashki, nga Veriu në Jug, duke sjellë draftin përfundimtar me 61 bashki.
a.k
Comments
Ky palo-ministri flet kodra
<p>Ky palo-ministri flet kodra pas bregu, cka te beje ndarja administrative sidoqe ta katranosesh me faktin qe Himara eshte pjese e Shqiperise?!? Edhe nje here, sidoqe ta besh ndarjen ose bashkimin administrativ Himara eshte dhe mbetet pjese e Shqiperise......</p>
Add new comment