Arkiv-Lajme
Grabitje si në filma tek Thesari i BSH-së, Bitraj: Kam marrë 6 mld lekë për 4 vjet, i kam humbur në kumar
Skenari i filmit hit të Hollivudit, “Mad Money” është zbatuar gati në mënyrë perfekte nga dy punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët ia kanë dalë të sfidojnë çdo sistem sigurie dhe të vjedhin plot 6 miliardë lekë. Njësoj si në film, dy punonjësit e bankës kishin ndërtuar një sistem gati perfekt për nxjerrjen e parave jashtë bankës, për të paktën katër vite me radhë. Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzi konsiderohen nga Gjykata si autorët e supervjedhjes në Bankën e Shqipërisë, e para e këtij lloji në historinë e këtij institucioni dhe e shtrirë për një periudhë 4-vjeçare.
Paralajmërimi i Tom Doshit: Javën tjetër ka ditëlindjen Armandoja. Edhe mund të mos jem
Tom Doshi, deputeti i Partisë Socialiste që nuk shqyhet për “diplomat” i ka dhënë një përgjigje prej eksperti komunikimi kryeministrit, Edi Rama nëpërmjet deklaratave në media.
Doshi e ka “justifikuar” largimin nga salla e Kuvendit me ditëlindjen e Mark Frrokut dhe ka shtuar se javës tjetër ‘mund’ ta ketë ditëlindjen Armando Prenga.
Tom Doshi: Nuk ishte presion ndaj Ramës, po festonim ditëlindjen e Mark Frrokut. (Ditëlindja e tij është më 6 tetor). Nuk e di nëse javës tjetër e ka ditëlindjen Armandoja. Edhe mund të mos jem.
Akuzohet për mashtrim biznesmeni i njohur: Futi në grackë 24 persona duke përfituar 1.5 mln euro
Artan Sherifi, biznesmeni kompanisë ndërtimore “2-AL” dhe “Grand Motors Group” është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka mashtruar plot 24 persona, duke u shitur nga disa herë apartamentet apo vendosur kolateral në bankë.
Ka qenë prokurori, Sajmir Hysa, ai që ka zbuluar mashtrimet e shumta të biznesmenit Sherifi, i cili sipas një akti ekspertimi nëpërmjet mashtrimeve ka arritur të marrë në total 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Vetëm në një rast Sherifi ka lidhur dy kontrata për shitjen e një dyqani dhe lokal me vlerë 528.000 euro.
Albin Kurti kundër sistemit të zgjedhjeve një herë në katër vjet: Është tepër rrallë për Kosovën
Kosova nuk po gjen dot rrugën për të dalë nga kriza politike, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. I gjetur në këtë situatë, ndërsa nuk po merr pjesë as në koalicionin e opozitës pasi nuk i janë plotësuar kushtet e tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, në shtator ose tetor, ndërsa ka theksuar se VV është e gatshme për zgjedhje, raporton RTK.
5 deputetët ë PS-së “bojkotojnë” votimet e ligjeve, Rama nuk i bindi dot
Për herë të parë, mazhoranca dërrmuese e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, është vënë në vështirësi në parlament. Koalicioni qeverisës nuk ka pasur 85 vota për të kaluar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Një grup prej 5 deputetësh, pak para votimit të ligjeve për KLD-në dhe ndryshimet në Kodin Penal janë larguar nga salla e paramentit.
Tom Doshi, Mark Frroku, Armando Prenga, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara ishin deputetët “plang prishës”.
Taren "e mund" Sabatini: Në sekondën e fundit Roma i merr Astorin, për të cilin Tare ish investuar
Igli Tare, sipas gazetës italiane La Repubblica, është duke jetuar momentin e vet më të vështirë si drejtues i klubit të Lazios. Ai kish krijuar idenë se e kishin kopsitur mirë blerjen e lojtarit të Cagliari-t, Davide Astori, por në sekondën e fundit, Astorin e marrin të tjerë. Dhe nuk janë të tjerë dosido. E marrin … ata të Romës, dhe me këtë kanë fituar derby-n e parë të sezonit (atë mes Tares e alter egos së tij te Roma, Sabatinit), duke bërë që tifozët e Lazios, të mbetur ligsht, të protestojnë. Një numër syresh kanë kërkuar dhe dorëheqjen e Tares.
Pirro Dhima: Me reformën territoriale synohet ndryshimi demografik i Himarës
Pirro Dhima, peshëngritësi i njohur shqiptar, që sot është deputet në parlamentin grek, ka bërë një reagim lidhur me reformën territoriale në Shqipëri.
Deputeti himariot i PASOK-ut thotë se, drafti i propozuar nga qeveria shqiptare është i papranueshëm dhe në shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare.
Reagimi i Dhimës:
Vijon jehona e letrës së Jorgaqit për Kadarenë: Flasin Ngjela e Vehbiu
Letra e hapur e Nasho Jorgaqit dërguar Ismail Kadaresë, ku i pari, pasi përmend miqësinë që kanë pasur të dy në vitet ‘950 e ‘960 e pasi shfaq qejfmbetje prej faktit që i dyti i referohet thjesht si ‘letrar i kohës e dashamirës’ në një intervistë-parathënie të librit të vet të sapopublikuar ‘Mjegullat e Tiranës’, hedh dyshime mbi pretendimin e Kadaresë se ky roman jo apo anti soc-realist është shkruar në vitin 1958.
Dule takon Venizellos. Pas takimit paralajmëron edhe një largim të mundshëm nga koalicioni me PS-në
Vangjel Dule ka zhvilluar sot takimin e paralajmëruar me kreun e diplomacisë greke, Evangjelos Venizellos. Dule ka folur pas takimit dhe ka paralajmëruar se mosndryshimi i qëndrimit të PS-së për çështjet e reformës territoriale, mund të sjellë largimin nga koalicioni, ose siç u shpreh ai “do na kenë dëbuar ne bashkë me vlerat që ne përfaqësojmë”. Kjo pasi sipas Dules “po shkelet një e drejtë klasike e të drejtës komunitare, ajo që është e tjetërsimit të dhunshëm të raporteve demografike në hapësirat ku jetojnë pjesëtarë të minoriteteve etnike”.
Korçë, vret gruan e fëmijën dhe më pas veten
Tjetër ngjarje e rende ka ndodhur mes anëtarëve të një familjeje në Boboshticë te Korçes. Ne rrethana të paqarta 50 vjecari Edmond fFqi ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten 40 vjecare Albina Fiqi dhe mbi foshnjen 1 vjeç. Pas vrasjes së tyre, 50 vjeçari nga Korça, është vetëvrarë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të marrë nga banorë të zonës për të zbardhur rrethanat e krimit, por pak detaje janë bërë publike për shkaqet që e çuan Edmond Fiqin t’ju marrë jetën fëmijës së mitur dhe gruas së re.
