Arkiv-Lajme

Shkon në mbi 1 000 numri i viktimave në konfliktin e Gazas

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:44

Numri i personave të vdekur në Gaza ka shkuar mbi 1 mijë persona, thonë zyrtarët palestinezë, 19 ditë nga ofensca izraelite ndaj miliatantëve të Hamasti.

Një shifër e tillë vjen në një kohë kur është deklaruar një armë pushim për 12 orë.

Gjatë konflikti gjithashtu kanë mbetur të vrarë dhe 39 izraelitë.

Gjithashtu nga 9 korriku kur nisi konflikti, kanë mbetur 5 870 mijë palestinezë të plagosur.

Ushtria izraelite thotë se do të vazhdojë të “lokalizoje dhe neturalizojë” tunelet e Hmasit.

Aldo Bumçi flet për problemet që do të lindin nga reforma territoriale

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:37

Alternativa e Partisë Demokratike për reformën territorile është se ajo nuk ka një alternativë.

PD vetëm kundërshton hartën e ndarjes së re, por nuk jep një propzim se si duhet bërë ajo sipas saj.

Deputeti i PD-së, Aldo Buçmi thotë se, PD-ja do të fillojë një fushatë intensive komunikimi me qytetarët për të evidentuar problemet që do të lindin nga zbatimi i saj.

Për kalimin e PDIU-së në krahun tjetër, Buçi thotë se, “Ggithkush ka të drejtë të ketë gjykimin e tij/saj”.

Reforma territoriale miratohet javën e ardhshme, shumica e cilësuar në pikëpyetje

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:29

Drafti për Reformën Administrativo-Territoriale është futur zyrtarisht në punimet parlamentare.

Projektligji do të merretn në shqyrtim në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja do të zhvillohet në fillim të javës që vjen dhe pritet që të kalohet më pas për votim në seancë plenare.

Por në prag të kalimit të projektiligji për miratim në Kuvend, në grupin e partisë ka disa deputetët që janë shprehur kundër reformës.

Kjo mund të vërë në rrezik plotësimin e shumicë së cilëuar prej 84 votash.

Isa Mustafa: Nuk do të bëjmë pazare politike me PDK-në

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:15

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Koëovës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se blloku LDK- AAK- Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet.

Ai ka vlerësuar se me qeverisjen e tyre do të sigurohet stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik dhe thekson se nuk do të ketë pazare politike me PDK-në.

Protesta në Shkodër dhe Korçë kundër reformës territoriale

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:01

Në një kohë kur mbeten dhe pak ditë deri në miratimin e reformës territoriale në Kuvend, disa banorë në Shkodër dhe Korçë kanë ndalë në protesta.

Në Shkodër kanë dalë për të protestuar banorët e komunës Bërdicë, ndërsa në Korçë ata të Pojanit.

Berisha: Në 300 ditë qeveria “Rama” nuk ndërtoi asnjë rrugë

Postuar në 26 Korrik, 2014 08:49

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke analizuar 300 ditët e para të qeverisë së majtë, thotë se nuk ka arritur të përfundojë asnjë kilometër rrugë. Berisha i cilëson këto 300 ditë “pushime të plota qeveritare në punët publike”.

Kujtojmë që gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministër, Berisha ishte thuajse çdo javë me gërshër në duar për të inaguaruar punë publike. Kjo gjë u bë aq e besdishme sa që nisën edhe barsoletat për këtë çështje.

Reagimi i Berishës:

Turqia inaguron linjën e shpejtë hekurudhore që lidh Stambollin me Ankaranë

Postuar në 26 Korrik, 2014 08:42

Turqia ka inaguruar një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë që do të lidhë Stambollin me Ankaranë. Tashmë kjo linjë që më parë përshkruhej për 7 orë do të zjasë sa gjysma e kësaj kohe.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan udhëtoi në bordin e trenit të parë nga Ankaraja.

Binarët i lejojnë këtij treni të arrijë një shpejtësi mbi 250 km/h.

Erdogan, i cili do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e gushtut, është zotuar për përmirësimin e rrjetit të transportit në Turqi.

Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë

Postuar në 26 Korrik, 2014 03:58

Zaho, ky emër i rrallë dhe i padëgjuar më parë ishte dje më i lakuari në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama është gëzuar me një bebe djalë, dje në orën 10 në një klinikë në Itali. Linda Rama afër të 50 –ve u bë nënë për herë të dytë. Fëmija erdhi në jetë përmes operacionit cezarian. Fillimisht mediat në Tiranë folën për një lindje në maternitetin Koço Gliozheni, por më pas burime konfidenciale thanë se Zaho lindi në Itali.

Ilir Meta u largua nga Kuvendi me misionin e negociatorit për të bindur “rebelët “ e PS-së

Postuar në 26 Korrik, 2014 03:28

Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit është bërë negociatori për të bindur “rebelët” e PS. Deputët e laguar nga seanca parlamentare ditën e enjte, duke mosvotuar projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, janë takuar me Metë në restoranitn “Il Gusto”. E përditshmja “Panorama” shkruan për detajet e këtij takimi dhe bisedat mes tyre.

Anëtartët e Këshillit Bashkiak katër muaj pa rroga, shkak bllokimi i buxhetit të bashkisë

Postuar në 26 Korrik, 2014 02:44

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë katër muaj pa marrë rrogat. Pagat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk janë dhënë që nga muaji  prill për 55 këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkak për mospagesën e tyre me sa duket është bërë bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës.

Kështu shkruan sot “GSH”. Sipas kësaj të përditshme, paga e këshilltarëve të këshillave vendorë është sa 10 për qind e pagës së kryetarit të bashkisë apo të komunës. Pra, këshilltarët e Tiranës e kanë pagesën sa 10% e pagës së kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme