Izraeli refuzon propozimin e John Kerry për armëpushim

Postuar në 25 Korrik, 2014 13:28

Izraeli ka refuzuar propozimin për armëpushim në Gazatë bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Kerry ka kërkuar armëpushim të ofensivës izraelite ndaj grupit islamik Hamas që zgjat prej 18 ditësh.

Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmve “Reuters”, se kërkohen ndryshime në propozimin e bërë.

Më shumë se 800 palestinezë dhe 36 izraelitë kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit.

Ndërkohë, dje ka përfunduar dhe mandati i presidentit izraelit, Shimon Peres. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe njeriu që simbolizon shpresën për paqe, është larguar në një situatë aspak të qetë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.