Protesta në Shkodër dhe Korçë kundër reformës territoriale

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:01

Në një kohë kur mbeten dhe pak ditë deri në miratimin e reformës territoriale në Kuvend, disa banorë në Shkodër dhe Korçë kanë ndalë në protesta.

Në Shkodër kanë dalë për të protestuar banorët e komunës Bërdicë, ndërsa në Korçë ata të Pojanit.

Banorët e Pojanit kanë protestuar kundër shkrirjes së saj pasi reforma parashikon bashkimin me Maliqin dhe kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale.
Protestuesit në Shkodër kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Shkodër-Tiranë, pranë Harkut të Bërdicës. Në krye të kësaj proteste ka qenë edhe kryetari i ri i PD-së Shkodër, Ramzi Çoba i shoqëruar edhe nga drejtues të pushtetit lokal të partisë demokratike të rrethit Shkodër.
Protestuesit kundërshtojnë ndarjen e Shkodrës në dy njësi, dhe kërkojnë që disa komuna të nën Shkodrës, Velipoja dhe Bërdica të mos bashkohen me bashkinë Shkodër. Ndërkohë edhe drejtuesit e komunave të zonës së Dukagjinit kundërshtojnë bashkimin me Shkodrën, raporton “Shqiptarja.com”. Banorët e këtyre zonave kërkojnë që secila nga këto zona të qëndrojë njësi më vetë, për shkak të traditave të ndryshme që ato kanë sipas tyre.

S.S
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.