Arkiv-Lajme

“Lidhja e Veriut”, idiotësi dhe lajthitje, thotë deputeti socialist Pjerin Ndreu

Postuar në 28 Korrik, 2014 06:06

E ka refuzuar prerë deputeti socialist, Pjerin Ndreu, mundësinë për krijimin e një lëvizje të mundshme, të quajtur Lidhja e Veriut. Ai tha se kjo është një idiotësi dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit, ndërsa

deputetët socialistë të veriut nuk janë ushqim për Berishën. “Një postim në FB i një Eduart Ndocaj për gjoja një levizje me emrin “Lëvizja e Veriut” është një lajthitje dhe s’ka aspak të bëjë me ngjarjet e fundit.

Skandali i vjedhjes në Bankën Qëndrore. Malaj e Xhepa: Duhen thelluar hetimet, vetëm maja e ajsbergut

Postuar në 28 Korrik, 2014 03:23

Skandali i vjedhjes sistematike të parave nga dy punonjës të bankës së Shqipërisë nuk mund të kufizojë hetimet dhe masat vetëm tek të akuzuarit. Mapo ka pyetur disa njohës të fushës, që janë të mendimit se është thyer zinxhiri i sigurisë bankare në vend, ndaj Kuvendi duhet të hetojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë, përfshi këtu guvernatorin Fullani.

Hakerat “Robin Hudë” bllokojnë faqet online të ministrive: Mallrat e sekuestruara, fukarenjve

Postuar në 28 Korrik, 2014 03:10

Një peticion online me 13 pika kanë lexuar për pak kohë sot at që kanë klikuar në faqet kryesore zyrtare online të ministrive.

Presidenti Nishani uron Festën e Bajramit: Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë

Postuar në 27 Korrik, 2014 13:08

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit. Me anë të një mesazhi drejtuar besimtarëve, Nishani theksoi rëndësinë e kësaj dite të bekuar për gjithë komunitetin mysliman. Kjo festë, sipas Presidentit Nishani pakëson veset dhe shton virtytet, largon urrejtjen dhe afron dashurinë.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Fort të dashur, të nderuar dhe të respektuar besimtarë myslimanë,

Me gjithë zemër ju uroj Gëzuar Bajramin!

Bimët medicinale, “thesari ynë”

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:50

Jo të gjithë e dinë, por Shqipëria mbulon 50% të tregut amerikan me bimë medicinale. Xhavit Hysenaj ka afro 12 vite që merret me prodhimin dhe më pas eksportin e këtyre bimëve, kryesisht sherebelës. Ai tregon se në Shqipëri ka qenë e vështirë të ndërtoje këtë biznes, pasi edhe mbështetja ka qenë e vogël, ndërkohë që nevojat për investime në teknologji kapin vlerat e miliona dollarëve.

Kërcënohen me jetë Igli Tare dhe familja e tij

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:36

Igli Tare dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Këtë e ka pohuar vetë Tare në një intervistë për italianen “Il Tempo” ku ai shprehet se ka marrë mesazhe kërcënuese në telefon nga persona ende të paidentifikuar. Kërcënimet nisën pas dështimit të bisedimeve për blerjen e mesfushorit Davide Astori dhe pas përballjes që tifozët lacialë me Taren në një hotel ku Lacio po zhvillonte fazën përgatitore.

Kerry i uron shqiptarëve Festën e Bajramit

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:06

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka uruar besimtarëve myslimanë shqiptarë festën e Bajramit të Madh. Në një telegram dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ai ka theksuar se shumë bashkëkombës të tij amerikanë do t’u bashkohen myslimanëve në mbarë globin për të festuar përmbylljen e muajit të shenjtë, që simbolizon bamirësinë dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Pedro Sanchez, “fytyra e freskët” e socialistëve spanjollë

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:37

Pedro Sanchez Castejon, madrileni 42 vjeçar është lideri i ri i Partisë Socialiste në Spanjë. Duke qenë një personazh jo shumë i njohur, ajo që ka tërhequr vëmendjen që në fillim është pamja e tij. Mediat nuk kanë ngurruar ta cilësojnë atë si politikan me pamje aktori, ashtu sikurse nuk kanë lënë pa evidentuar faktin se ai i bashkohet “klubit” të liderëve të rinj që po marrin pushtet në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Një “Lega Nord” edhe për Shqipërinë!

Postuar në 27 Korrik, 2014 08:27

Eduard Ndocaj, iniciuesi i lëvizjes, me anë të një deklarate për shtyp, thotë se do të krijohet Lidhja e Veriut. Sipas tij, kësaj lëvizje i janë përgjigjur disa deputetë, që mund të bashkohen me të. Ai thotë se kjo lëvizje do të nisë nga Mirdita. Gazeta “Dita” shkruan se “ ashtu si “Lega Nord” në Itali, duket se edhe kjo lëvizje do të ketë teoritë e saj të diskutueshme”.

Rritja e vetëvrasjeve, Ministria e Brendshme shkresë 12 drejtorive të policisë

Postuar në 27 Korrik, 2014 08:07

Shtimi i numrit të tentativave për vetëvrasje ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të kërkojë nga 12 drejtoritë e qarqeve të kenë një vëmendje të shtuar dhe rritje të profesionalizmit pwr raste tw tilla. Sipas “News 24”, nga ana e Ministrisë së Brendshme tërhiqet vëmendja që të verifikohen te gjitha pretendimet qe ngrihen nga familjarët apo shtetas të tjerë në lidhje me vetëvrasjen e personit, motivin e vetëvrasjes, ose çdo dyshim tjetër që ato paraqesin. Për secilin nga rastet, persona duhet të sqarohen në lidhje me ecurinë e hetimit, si dhe për verifikimin e dyshimeve që kanë paraqitur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme