Kerry i uron shqiptarëve Festën e Bajramit

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:06

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka uruar besimtarëve myslimanë shqiptarë festën e Bajramit të Madh. Në një telegram dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ai ka theksuar se shumë bashkëkombës të tij amerikanë do t’u bashkohen myslimanëve në mbarë globin për të festuar përmbylljen e muajit të shenjtë, që simbolizon bamirësinë dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

“Si në shekujt e kaluar, komunitetet myslimane anekënd botës do të shënojnë këtë ditë duke ndihmuar më nevojtarët. Ata do të bashkohen në festim dhe të reflektojnë në bujarinë që kanë pasur fatin ta pranojnë” thuhet në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Për më shumë:

http://www.gazetaexpress.com/lajme/kerry-ua-uron-shqiptareve-festen-e-bajramit-32262/

http://www.balkanweb.com/kosova/2686/kerry-i-uron-shqiptareve-festen-e-bajramit-203218.html

n.k

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

<p>Po ky budalli do me zor ti beje shqiptaret muslimane ? Ku i kane te vendosur trurin keta politikane injorante ?</p>

Submitted by Tr (not verified) on

<p>qetesohu Ben trimi, nuk i beri as ka per t&#39;i bere. Thjesht Xhoni beri nje mesazh urimi per besimtaret ashtu sic do bejne neser Kryeministri, Presidenti, Luli, Likja etj. Take it easy plako dhe uroj shoket apo patriotet e tu qe jane muslimane, thuaju gezuar o burr se nuk na kushton gje te behemi njerez te mire.</p><p>Rrespekte</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.