Skandali i vjedhjes në Bankën Qëndrore. Malaj e Xhepa: Duhen thelluar hetimet, vetëm maja e ajsbergut

Postuar në 28 Korrik, 2014 03:23

Skandali i vjedhjes sistematike të parave nga dy punonjës të bankës së Shqipërisë nuk mund të kufizojë hetimet dhe masat vetëm tek të akuzuarit. Mapo ka pyetur disa njohës të fushës, që janë të mendimit se është thyer zinxhiri i sigurisë bankare në vend, ndaj Kuvendi duhet të hetojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë, përfshi këtu guvernatorin Fullani. Arben Malaj thotë se vjedhja e Bankës Qendrore nga punonjësit e saj është e paprecedenë, dhe Kuvendi, dhe posaçërisht Komisioni i Ekonomisë, duhet të nisin hetimet.Kurse Selami Xhepa thotë se përgjegjësia përfshin nivelet më të larta të bankës, përfshi këtu guvernatorin. Madje ai shton se kjo që ndodhi është pararoja e abuzimeve që mund të kenë ndodhur në Bankën e Shqipërisë në pjesën tjetër të detyrave dhe detyrimeve. Ndërkaq, drejtori i Thesarit të Shtetit, Dorian Çollaku, i besuari i guvernatorit Fullani, është marrë nën hetim. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të akuzuarit, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruza në vjedhjen e 6 miliard lekëve.

 

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ah, po ne e kemi te keqen brena, more miq, neve delet na i ha qeni i stanit, jo ujku.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.