Arkiv-Lajme

300 ditët e Ministrisë së Arsimit, kryeministri: “Së shpejti altertekstit do t’i vijë fundi. Eksperiment i dështuar”

Postuar në 30 Korrik, 2014 09:28

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot i pranishëm dhe ka folur takimin e zhvilluar për analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Arsimit. Duhet thënë që në fillim, se nëse ka një gjë, që të paktën në perceptimin nga jashtë, konsiderohet si problem madhor, i prekshëm nga të gjithë dhe me siguri një themel i të keqese së të nesërmes, është niveli i arsimit në Shqipëri. Nisur nga kjo, edhe premtimet e socialistëve në fushatë në këtë drejtim mundet të kenë patur miratim të plotë.

Gaza, një konflikt ndryshe kësaj radhe. Ish-shefi i Shin Bet-it izraelit: “Izraeli, tashmë një instrument në duart e Hamasit”

Postuar në 30 Korrik, 2014 08:45

Qëkurse nisi konflikti në Gaza dhe sidomos qëkurse Izraeli nisi ofensivën tokësore, mediat kryesore ndërkombëtare kanë folur për një “lloj konflikti të ri”. Kjo me idenë se kjo përballje e tanishme pritet të prodhojë rezultate të reja dhe me këtë premisë shpjegohet edhe vendosmëria e Izraelit për të larë duart me Hamasin.  Sesa e ndërlikuar është situata kjo mund të shihet në shumë drejtime, por edhe në pohimet e atyre që njohin mirë rajonin.

Miliardat e vjedhura në Bankën e Shqipërisë, kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe konfirmon: “Shuma është ajo që ka komunikuar BSH”

Postuar në 30 Korrik, 2014 07:00

Vjedhja e konstatuar në Bankën e Shqipërisë duket se  ka vënë vulën dhe ka konfirmuar atë perceptim të përgjithshëm që ekziston për statusin e insititucioneve shqiptare. Një akt banditizmi që edhe me fjalët e kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe “ka dëmtuar rëndë imazhin e BSH-së”. Sot Guvernatori Ardian Fullani ka qenë në Komision dhe ka raportuar për çështjen, por për atë se çfarë u fol aty brenda ka dhënë një llojë sqarimi Erjon Braçe.

672 të vdekur nga Ebola në Afrikën Veriore që nga muaji shkurt. Deri tani të prekura tre vende

Postuar në 30 Korrik, 2014 06:47

Shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore po rezulton të kthehet në një situatë shumë serioze dhe me potencial të madh të zgjerimit të virusit edhe në vende të tjera. Që nga muaji shkurt kur virusi u bë prezent në Sierra Leone, Guine dhe Liberi, kanë vdekur 672 persona. Po kështu, dje në Sierra Leone humbi jetën po nga virusi në fjalë, Sheik Umar Khan, shefi I ekipit mjekësor që merret me trajtimin e të infektuarve nga virusi.

Edhe pas raportit të Williamson, akuza për trafik organesh qëndron pezull. Dick Marty me një mesazh politik: “Kosovarët meritojnë liderë të tjerë”

Postuar në 30 Korrik, 2014 05:06

Raporti i prokurorit special Clint Williamson ka dalë me disa konkluzione që priren të godasin sërish në skenën politike kosovare. Kështu në raport flitet për krime kundër njerëzimit, ndonëse për akuzën e trafikut të organeve, Williamson ka shkruar se ka dëshmi, por jo prova. Në këtë kuptim, çështja mund edhe të ketë mbetur e hapur. P.sh profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka deklaruar se moskonkludimi në këtë çështje e bën atë peng të hetimeve të mëtejshme.

Raporti i DASH e quante prift maqedonas, por Nikolla Marku sqaron: “U vesha prift në Maqedoni për arsye kombëtare”

Postuar në 30 Korrik, 2014 04:07

Sot disa gazeta të përditshme përcillnin një lajm, sipas të cilit raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e konsideronte At Nikolla Markun prift maqedonas. Kjo me siguri nisur nga shkollimi i tij në Maqedoni, por edhe shugurimi po aty si prift, sikurse edhe nga fakti se Nikolla Marku vepron jashtë juridiksionit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sot Nikolla Marku është përgjigjur, duke sqaruar se pse nuk është prift maqedonas. “Shumë respekt po të isha maqedonas, por nuk jam. Unë jam shqiptar dhei shërbej vendit.

AKEP rekomandon ulje të tarifave të celularëve nga 1 janari 2015

Postuar në 30 Korrik, 2014 02:52

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka rekomanduar uljen e tarifave të komunikimit me celular. Gazeta “Shqip” shkruan se rekomandimi i AKEP-it parashikon që derim më 1 janar 2015, operatorët duhet të “ulin tarifat e terminimit(tregu i shumicës) në nivelin 1.48 lekë/min, por edhe të heqin diferencimet e çmimeve me pakicë mes thirrjeve brenda me ato jashtë rrjetit”. AKEP-i ka dalë në këtë konkluzion pasi ka bërë një studim tregu, të përmbledhur në një doklument të posaçëm për këtë gjë.

Aurel Plasari konfirmon largimin nga detyra e drejtorit të BK-së. Zv.ministri Çuni: “Nuk flitet për shkarkim. Drejtori i ri, me konkurs”

Postuar në 30 Korrik, 2014 02:41

Aurel Plasari ka konfirmuar largimin “me mirëkuptim dypalësh” nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. “Panorama” bën me dije se Plasari ka bërë të njohur largimin gjatë një ceremonie të zhvilluar dje me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje me ambasadën franceze. Ndërkohë zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar se “ne e duam ndryshimin”. “Ne do të donim që në vend të tij të vinim dikë tjetër”, ka thënë ai, i cili ka shtuar se “nuk mund të flitet për shkarkim”.

Mendimet e fundit për reformën territoriale përpara miratimit në Parlament

Postuar në 30 Korrik, 2014 02:33

Nesër është paralajmëruar se Parlamenti shqiptar do të votojë draftin e ri të reformës territoriale që parashikon kalimin drejt 61 njësive administrative në mbarë Shqipërinë. Dhe vetëm një ditë përpara këtij votimi nuk kanë munguar opinionet e fundit për reformën. Së pari mediat i kanë bërë jehonë një propozimi të Shoqatës së Komunave që sugjeron shtimin me 28 njësi të reja. Së dyti ka disa mendime të shprehura nga autorë të ndryshëm, të përqendruar te problemi i Himarës.

Parti e re shqiptare në Maqedoni së shpejti. “BDI e PDSH e kanë harruar komunitetin shqiptar”.

Postuar në 29 Korrik, 2014 15:07

Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve në Maqedoni, njofton Dojçe Vele. Si themelues i formimit të partisë së re shumë shpesh përmendet të jetë kryetari i Strugës, Ziadin Sela së bashku me një grup intelektualësh dhe publicistë. Të lartpërmendurit nuk duan që ta komentojnë tani këtë deklaratë, por një pjesë e tyre pranojnë se “ekziston presion i rëndë dhe bisedime për formimin e një subjekti të ri politik, i cili do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve të cilat për një kohë të gjatë janë harruar nga BDI dhe PDSH”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme