Arkiv-Lajme

Braçe për Fullanin: "Nëse do isha dëgjuar në atë kohë, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje"

Postuar në 01 Gusht, 2014 13:45

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se personalisht mbështet largimin e guvernatorit Fullani nga drejtimi i Bankës së Shqipërisë.
“Qëndrimi im është i ditur prej 4 apo 5 vitesh dhe, në rast se do isha dëgjuar në atë kohë, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje. Po ju them që zinxhiri kontrollues i bankës nuk ka funksionuar, ka dështuar totalisht”, u shpreh Braçe.
Deputeti i PS-së ka shprehu rezerva për Fullanin duke nënvizuar se, “sistemet kanë funksionuar, ndërkohë që ka ceduar njeriu”.

Grabitja në Bankën e Shqipërisë nuk u zbulua, por u denoncua nga vetë Bitraj

Postuar në 01 Gusht, 2014 13:07

Skandali i vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë merr përmasa akoma edhe më të frikshme. Kjo pasi së fundmi është zbuluar se Ardian Bitraj ka treguar vetë për vjedhjen e parave.

Kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë zbulim, por denoncim nga vetë autori i grabitjes. Bitraj ka rrëfyer për grabitjen e parave për shkak se ka pasur frikë nga auditi i brendshëm.

Rusia ndërton memorial edhe për heronjtë e Luftës së Parë. Putin: “Edhe atëherë, Rusia bëri çdo gjë për të shmangur konfliktin”

Postuar në 01 Gusht, 2014 12:48

Njësoj si vendet e tjera të Europës, edhe Rusia ka nisur të përkujtojë ngjarjet e Luftës së Parë Botërore. Me këtë rast, Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka qenë i pranishëm në memorialin e heronjve të kësaj lufte, ku ka mbajtur një fjalim, që më shumë mun dtë lexohet si mesazh për  Perëndimin. Duke iu kthyer klimës para lufte, Putin ka nënvizuar se asokohe, Europa e bëri veshin të shurdhër ndaj përpjekjeve të Rusisë për dialog dhe paqe.

Radikalizmi fetar alarmon qeverinë e Kosovës. Presidentja Jahjaga mbledh krerët e sigurisë

Postuar në 01 Gusht, 2014 10:22

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve të sigurisë, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar. Në takim ishin të pranishëm kryeministri, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Presidentja  Jahjaga ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë apo burim për grupet radikale ekstreme.  

Sondazhi, Matteo Renzi edhe sot gëzon mbështetjen e shumicës së italianëve, Berlusconi 17% dhe Grillo 20%

Postuar në 01 Gusht, 2014 09:39

Matteo Renzi, kryeministri italian, vazhdon të ketë besimin e shumicës së italianëve edhe nëse sot do të zhvilloheshin sërish zgjedhje. Këtë fakt e ka konfirmuar një sondazh i zhvilluar sot në Itali, ku rezulton se partia Demokratike e Renzit krahasuar me rivalët e tij, është në avantazh.

Një “Jo” tjetër nga republikanët për ambasadorët e rinj të SHBA-së. Mes tyre edhe Donald Lu “i Shqipërisë”. Kalon vetëm Tefft “i Moskës”

Postuar në 01 Gusht, 2014 09:06

Tensionet politike mes republikanëve dhe demokratëve në SHBA kanë çuar sërish në bllokimin e propozimeve për ambasadorë në 25 vende, të bëra nga Departamenti i Shtetit. Çështja është  kthyer në temë të ditës, pasi mes emrave figuronte edhe kandidati për ambasdor në Moskë, John Tefft, i cili duket se ka kaluar me votim jo elektronik(voice vote).

Artan Lame refuzon mandatin e dorëzuar nga Ermonela Felaj

Postuar në 01 Gusht, 2014 08:10

Me emërimin si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj do të jetë e detyruar të dorëzojë mandatin e deputetes.

Pas emrit të saj, në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Beratit qëndron emri i Artan Lames.

Lame, i cili aktualisht mban postin e kreut të ALUIZNI-t, thuhet se do ta refuzojë marrjen e mandatit të deputetit.

Nëse do të ndodhë kështu atëherë, mandati i deputetit do t’i kalojë Anila Agalliut.

S.S

Rama i përgjigjet me ironi pyetjes thumbuese të "ABC NEWS"

Postuar në 01 Gusht, 2014 07:34

Edi Rama vazhdon t’u përgjigjet me të njëjtën formë pyetjeve thumbuese të gazetarëve. Dikur në qendër të ironisë së Ramës ishte televizioni "Klan", ndërsa sot është "ABC NEWS".

Gazetari i këtij televizioni simotër të Tv Klan e pyeti kryeministrin se si arriti të bindë grupin e deputetëve rebelë që të votonin ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar dhe se a nuk do të ndikojë kjo gjë në krijimin e rebelimeve të tjera.

Fullani organizon mbledhje të jashtëzakonshme, shkarkon dy drejtorë

Postuar në 01 Gusht, 2014 07:14

Banka Qendrore ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë të saj, të cilët mendohet se janë përgjegjës për mbikëqyrjen jo të plotë të thesarit. Burime konfidenciale thanë për “Vizion Plus” se, guvernatori Ardian Fullani ka zhvilluar të enjten në mbrëmje një mbledhje të jashtëzakonshme duke thirrur anëtarët e bordit mbikëqyrës. 

Basha: "PDIU u bë pjesë e pazareve, pranoi kockën që iu ofrua. Bojkot zgjedhjeve? Do japim përgjigje kur të vijë koha"

Postuar në 01 Gusht, 2014 07:04

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha vota pro e deputetëve të PDIU-së për reformën territoriale ishte pazar me qeverinë.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e mbajtur nga PDIU dhe se a do të përjashtohet kjo parti nga koalicioni opozitar, Basha është përgjigjur:

“Nuk ka fare rëndësi se me çfarë manovrash apo pazaresh bëhet përpara. Opozita është përjashtuar nga këto pazare dhe këtë e dinë të gjithë që ne nuk bëhemi pjesë e pazareve dhe nuk pranon kocka që i ofrohen”, tha kreu i PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme