Tom Doshi mbetet “rebel”, mban sërish mëri me Tahirin

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi edhe pse dy ditë më parë dha garancinë se do të votonte të gjitha ligjet e qeveriëë, nuk ka votuar për Ligjin e Policisë së Shtetit.
Konfliktet e shkaktuara në komisione për këtë çështje nuk janë reflektuar dje gjatë debateve në Kuvend. Edhe deputetët që kanë shprehur kundërshti të forta për ligjin e ri për Policinë, dje kanë kërkuar që kolegët e tyre që ligji të kalojë.
Deputeti Tom Doshi që ka shprehur rezervat më të mëdha për projektligjin e Policisë dhe sidomos për ministrin Tahiri, mungoi dje gjatë momentit të votimit, raporton “Shqiptarja.com”. Gjatë kohës në të cilën është bërë votimi për Policinë e Shtetit në votim nuk ka qenë i pranishëm edhe deputeti socialist Bashkim Fino.
Rikthimi i dy socialistëve në votim erdhi pasi vetë kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u kujdes për t’i risjellë në sallë deputetët.
S.S
Comments
Ç'e gjeti Gramos Ruçin e

Ç'e gjeti Gramos Ruçin e gjore,

kur ishte ne marramendje e siper, Republika Socialiste e thirri te linte Tepelenen e ererave te Ali Pashes,

pet te qeverrrisur Tiranen...Erdhi, dhe ashtu si dine tepelenasit, jo se nuk ia arriti. Madje...

Madje,..., e dekretoi dhe e sugjeroi bukur mire edhe Pluralizmin!

Kur flet Ruci, edhe Berisha ben veshe...

Ja, i erdhi hera qe te tjeter Aga, Edi Rama, t'i kerkoj ndihme ne futjen ne vathe te dhive te harbuara

te PS-se se Re...

Del Gramozi te dera e vathtes se Kuvendit dhe i ndjell bagetite te hyjne e te votojne...!

tom ndoshi eshte simbol i

tom ndoshi eshte simbol i njeriut demokrat dhe i zerit te lire. te tille njerez e cojne nje komb perara dhe jo kokeulurit dhe servilet?

Add new comment