Grabitja në Bankën e Shqipërisë nuk u zbulua, por u denoncua nga vetë Bitraj

Skandali i vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë merr përmasa akoma edhe më të frikshme. Kjo pasi së fundmi është zbuluar se Ardian Bitraj ka treguar vetë për vjedhjen e parave.
Kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë zbulim, por denoncim nga vetë autori i grabitjes. Bitraj ka rrëfyer për grabitjen e parave për shkak se ka pasur frikë nga auditi i brendshëm.
Duke sjellë në vëmendje që edhe zbulimi i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj u zbulua nga denoncimi i një bashkëpunëtori, kuptojmë se hetuesit në Shqipëri ende janë shumë larg zbulimit të skandaleve të mëdha.
S.S
Add new comment