Arkiv-Lajme
Familja shqiptare në Itali, e pushtuar nga djalli?! Të gjithë tek prifti, pastaj në spital
Gjithnjë ka lajme nga shqiptarët që jetojnë në emigracion. Por kjo është e veçantë. Një familje shqiptare me banim në Itali, në Prato, është shtruar në spital me ankesat se janë të gjithë të pushtuar nga djalli. Gjithçka ka nisur më 2 gusht, kur djali 15-vjeçar ka pësuar djegie në të dy krahët. Por për mjekët nuk është e qartë nëse djegia ishte shkaktuar vetë apo nga prindërit e tyre për t’u “liruar” nga demonët. Pas djalit, me simptoma të njëjta dhe ankesa për probleme mendore është shtruar në spital edhe një vajzë e familjes.
Paloka: Vjedhje e Bankës ishte ajo e vitit 2000. Fullani veproi drejt
Lidhur me skandalin e Bankës Qëndrore, pas Berishës dhe deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Sipas Palokës, BSH ka vepruar në përputhje me ligjin duke denoncuar vjedhjen. "Të dashur miq, krimi në BSH u zbulua dhe denoncua nga vetë Banka e Shqipërisë në prokurori. Organet e drejtësisë, hetimin dhe qëndrimin më të rreptë ligjor për autorët dhe përgjegjësit e grabitjes. Ne opozita heshtim, se kemi si qëllim të mos nxisim destabilizim të bankave në vend.
Këshilla e Dokles: "Mos u merrni me politikë, miq. Pas 50 vitesh do mbetet Kadareja, jo Berisha e Rama"
Socialisti e politikani veteran Namik Dokle, i ka këshilluar miqtë e tij virtualë që të mos merren me politikë. Nisur nga komentet që njerëzit kanë bërë ditët e fundit, Dokle u thotë: “Ju kam lexuar me vëmendje, kërshëri dhe dashamirësi. Kam ndjerë kënaqësi dhe kam mësuar plot gjëra të reja. Por, a ma lejoni një këshillë? Mos u rrokatni shumë me politikë. Duke thënë këtë kam edhe një përfytyrim: Pas 50 a më shumë vjetësh, në ndonjë nga shkollat tona mësuesja do të pyesë nxënësit: ‘Më thoni, kush kanë qenë Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama?’ Klasa hesht, asnjëri nuk di të përgjigjet.
Sheshi “Avni Rustemi”, protesta kundër guvernatorit Fullani dhe irritim me politikën
Duke sfiduar vapën e mesditës së gushtit, pas thirrjeve për protesta në rrjetet sociale për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, përpara godinës ku është transferuar provizorisht Banka e Shqipërisë, pranë sheshit “Avni Rustemi” janë bashkuar dhjetëra qytetarë. Organizatorët e protestave deklaruan se do të vijojnë protestën çdo ditë, deri sa parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë Guvernatorin Fullani, ose ai të japë dorëheqjen. Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si “Dorëzoni Don Fullanin”, “Full hajn” etij.
Gjeorgji, lëshohet urdhër arresti për ish-presidentin Saakashvili. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe privatizime të paligjshme
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, filoperëndimori, ose më qartë filoamerikani, Mikhail Saakashvili ka së fundmi disa probleme serioze me drejtësinë e vendit të tij. Një gjykatë në Tbilisi ka urdhëruar arrestimin e tij, bashkë me ish-,ministrin e Drejtësisë, Zurab Adeishvili dhe atë të Mbrojtjes David Kezerashvili me akuzën e shpërdorimit të detyrës, privatizime dhe shpronësime ilegale. Urdhër arresti nuk mund të ekzekutohet për momentin pasi Saakashvili jeton në SHBA.
Nga Kristali, tek Vitrinat. Institucionet arsimore që propozohen për mbyllje. Rama: “Piramida të arsimit që kanë gënjyer njerëzit”
Gjatë prezantimit të raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend, me praninë e kryeministrit Rama dhe ministres së linjës Nikolla, u bë e ditur se disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen. Në fakt, është publikuar edhe lista e atyre institucioneve që propozohen për mbyllje, pasi Kryeministri Rama i cilësoi këto institucione si ‘skema piramidale’ dhe shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.
ISIS përparon kundër peshmergëve kurdë, shtie në dorë disa qyteza dhe urdhëron minoritetet të ndërrojnë fe
Në luftime të ashpra me luftëtarët kurdë “peshmergët”, Shteti Islamik ka njoftuar se ka shtënë në dorë territore në pjesën veriore të Irakut. Grupi militant ka thënë se ka kapur edhe dhjetëra të burgosur kurdë gjatë. Dje, grupi ka arritur të marrë qytezat e Sinjarit dhe dy qyteza edhe më të vogla, që është suksesi më i madh që kur kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të Irakut perëndimor nën kontroll, para dy muajsh.
Tre vendime të shumëpërfolura të gjykatave, prokuroria kërkon verifikime
Prokuroria e Përgjithshme nuk është e bindur nga vendimet e Gjykatave sa i përket rasteve të Arben Gropës, Arben Isufajt (Ben Qimja) dhe Erjon Sadikajt, ndaj i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë t’i verifikojnë ato. Sipas organit të akuzës vendimet e Gjykatave për këto tre raste janë të pabazuara në ligj dhe prova. Prokuroria e Përgjitshme vlerëson se përmes këtyre vendimeve janë rrëzuar në mënyrë subjektive kërkesat e akuzës.
Deputeti Marto shpjegon votën pro dhe i bën thirrje Dules të mos largohet nga koalicioni
Andrea Marto, deputeti socialist me origjinë minoritare ka folur për gazetën Mapo për reformën territoriale dhe Himarën. Megjithëse është i bindur se zgjidhja që iu dha Bashkisë së Himarës nuk është më e mira, Marto thekson se kjo ishte një reformë e domosdoshme. “Mirë do ishte që në këtë reformë të merreshin parasysh të gjitha, por gjithçka s’mund të jetë e përkryer”, shprehet ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e kërkesave që ai shtroi, u plotësuan, prandaj nuk mund ta kushtëzonte votën e tij.
ILDKP, hetim pasurive familjare të Fullanit, vartësve direktë dhe familjarëve
Pasuritë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë , Ardian Fullani dhe familjarëve të tij, por edhe zëvendësguvernatorët e bankës dhe të afërmit e tyre, do të jetë objekt hetimi nga ana e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, njofton gazeta Panorama. Ajo citon burime pranë ILDKP-së, sipas të cilave “nisur nga ngjarja tepër e rëndë ndodhur në bankën e Shqipërisë, si dhe artikujt e medias së shkruar dhe elektronike, inspektoriati i Përgjithshëm ka urdhëruar që me datë 1.08.2014 nisjen e hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë së Guvernatorit Adrian Fullani, zv.guvernatorëve dhe g