Deputeti Marto shpjegon votën pro dhe i bën thirrje Dules të mos largohet nga koalicioni

Andrea Marto, deputeti socialist me origjinë minoritare ka folur për gazetën Mapo për reformën territoriale dhe Himarën. Megjithëse është i bindur se zgjidhja që iu dha Bashkisë së Himarës nuk është më e mira, Marto thekson se kjo ishte një reformë e domosdoshme. “Mirë do ishte që në këtë reformë të merreshin parasysh të gjitha, por gjithçka s’mund të jetë e përkryer”, shprehet ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e kërkesave që ai shtroi, u plotësuan, prandaj nuk mund ta kushtëzonte votën e tij. Marto i kërkon kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, të mos largohet nga koalicioni qeverisës, pasi e vlerëson kontributin e tij dhe e mira do ishte që të qëndronte.
a.k
Add new comment