Tre vendime të shumëpërfolura të gjykatave, prokuroria kërkon verifikime

Postuar në 04 Gusht, 2014 04:57

Prokuroria e Përgjithshme nuk është e bindur nga vendimet e Gjykatave sa i përket rasteve të Arben Gropës, Arben Isufajt (Ben Qimja) dhe Erjon Sadikajt, ndaj i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë t’i verifikojnë ato. Sipas organit të akuzës vendimet e Gjykatave për këto tre raste janë të pabazuara në ligj dhe prova. Prokuroria e Përgjitshme vlerëson se përmes këtyre vendimeve janë rrëzuar në mënyrë subjektive kërkesat e akuzës.  
Kështu, Gropa u la nga Gjykata e Apelit të Vlorës në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe nga ky vendim sipas Prokurorisë, Gropa përfitoi të arratisej. Akuza i referohet edhe vendimit të 15 Korrikut të këtij viti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ky gjyqtarja Igerta Hysi, vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për efekt ekstradimi, për Arben Isufajn të njohur me pseudonimin “Ben Qimja”, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ky vendim është tërësisht i pabazuar në ligj dhe në prova. "Krahas kërkesave drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, organi i prokurorisë po vijon të ndjekë procedurat ligjore të ankimit në gjykatën më të lartë për këto raste", tha drejtoresha e kabinetit në prokurorinë e përgjithshme, Fjorida Ballauri. 
 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.