“Fushata e minoriteteve”, shfaqet një zë nga Serbia edhe për pakicën serbe në Shqipëri dhe thotë se po përballet me asgjësimin

Serbët e Shqipërisë rrezikojnë të asimilohen. Ndonëse opinioni i përgjitshëm shqiptar ka fare pak njohur për komunitetin në fjalë, i cili njihet zyrtarisht si minoriteti serbo-malazez, sërish përfaqësues serbë, si ish-deputeti Aleksandar Cotric, i cili sipas faqes “In Serbia”(http://inserbia.info/today/2014/08/cotric-serbs-in-albania-f...), ngrenë shqetësimin se ky minoritet nuk gëzon asnjë të drejtë. As atë të përfaqësimit në Parlament. Dhe madje rrezikon të asimilohet edhe pse sipas Cotriç është më shumë se 30 000 njerëz. Ai i bën thirrje qeveritarëve serbë që të trajtojnë çështjen në takimet me qeveritarët shqiptarë, edhe pse deri më sot asnjë serb i presupozuar se përfaqëson gjithë këtë komunitet, nuk është bërë i gjallë për të garuar politikisht. Ndërkohë do kujtuar se vetëm vjet u hap shkolla në gjuhën serbë në Libofshë të Fierit, ku pala serbe pretendon se jetojnë 2000 serbë. Gjithësesi, meqenëse shifrat vlejnë më shumë se logjika në Ballkan, duhet thënë se 30 mijëshi i Cotriçit nuk vërtetohet gjëkundi nga dokumentet zyrtare shqiptare. Madje edhe kur këto marrin si burim institucionet serbe. Kështu një kërkim në faqen e Komitetit Shtetëror të Kulteve(http://minoritetetshqiptare1.wordpress.com/category/minoritetet/serbo-malazez/), që duhet të jetë faqja e këtij organi, pavarësisht dyshimeve që krijohen, thotë se “ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës”. Dhe për të thënë këtë fjali, ose një dy-tre të dhëna të tjera elementare, Komiteti i referohet Ministrisë së Diasporës së Republikës së Serbisë.
s.z
Comments
Shifrat nuk egzistojne ne
<p>Shifrat nuk egzistojne ne asnje ''dokument zyrtar'' ne Shqiperi sepse ketu behet baterdia. Luhet me etnite dhe besimet fetare per interesa te institucioneve mafioze qe i perdorin qeveritaret si zara per interesa shtetesh. Ne Shqiperi ka rumune, serbe, bosnjake, maqedonas, greke, malazese e bullgare. Dhe u takon te njihen nga fashistet ne fuqi.</p>
Add new comment