Gjeorgji, lëshohet urdhër arresti për ish-presidentin Saakashvili. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe privatizime të paligjshme

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, filoperëndimori, ose më qartë filoamerikani, Mikhail Saakashvili ka së fundmi disa probleme serioze me drejtësinë e vendit të tij. Një gjykatë në Tbilisi ka urdhëruar arrestimin e tij, bashkë me ish-,ministrin e Drejtësisë, Zurab Adeishvili dhe atë të Mbrojtjes David Kezerashvili me akuzën e shpërdorimit të detyrës, privatizime dhe shpronësime ilegale. Urdhër arresti nuk mund të ekzekutohet për momentin pasi Saakashvili jeton në SHBA. Ndërkohë krijon një farë lidhje me Shqipërinë ky urdhër, pasi para disa javësh në disa media doli lajmi se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur Saakashvilin si këshilltar të vetin(http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/ish-presidenti-i-gjeorgjise-mikheil-saakashvili-keshilltar-i-rames--228740.html).
http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2014/08/02/georgia-tribunale-ordin...
s.z
Comments
Vetem debilet e Erion Veliajt
<p>Vetem debilet e Erion Veliajt kane argumentim mbrojtes se duke qene moderno-perendimor nuk mund te akuzohen kurre si hajdute, qe ne fakt jane nga i pari te i fundit. </p>
Add new comment