Arkiv-Lajme

Ditari i një inspektori të Arsimit publikohet nga “Shqiptarja.com”. Çuditë thuhet se shkojnë deri te studentë që “kanë parë Shekspirin në korridor”

Postuar në 06 Gusht, 2014 07:06

“Shqiptarja.com” shkruan sot për nivelin në universitetet shqiptare, duke iu referuar ditarit të një inspektori të Ministrisë së Arsimit. Dhe duhet thënë se aty dalin çudira. Ka profesorë 88 vjeç, ka profesorë që udhëheqin deri në 30 doktoratura, sikurse ka universitete apo shkolla që funksionojnë me dy regjistra: një për studentët që ndjekin mësimin, e një tjetër për shtesat që “kërkon pronari”. Po kështu ka universitete që u japin diploma studentëve të huaj, pa ditur asnjë fjalë shqip; nuk mungojnë edhe rastet e pagesës së bursës me pagesë në natyrë.

Grabitet sërish argjendaria e Rrapo Sinanajt

Postuar në 06 Gusht, 2014 05:25

Argjendaria e Rrapo Sinanajt, argjendari i vrarë rreth 3 vite më parë gjatë një grabitjeje nga Viktor Gushi, është bërë sërish objekt sulmi dhe grabitjeve me armë. Sic raporton agjencia e lalmeve ‘Balkanëeb’ gjatë paradites së sotme dy persona të maskuar hynë në argjendari,duke realizuar një grabitje.

Amerikanët humbasin një gjeneral në Afganistan. Harold Green, oficeri me gradën më të lartë i vrarë që pas 11 shattorit

Postuar në 06 Gusht, 2014 04:09

Ushtria amerikane ka pësuar sot një goditje të fortë në Afganistan. Bëhet fjalë për një sulm të organizuar ndaj një qendre stërvitore të ushtrisë afgane, në të cilën ka mbetur i vrarë gjenerali Harold Greene, 34 vjet në shërbim. . Çështja po trajtohet nga mediat amerikane gjerësiht në funksion të perspektivës së sigurisë në Afganistan, përderisa afrimi dhe sulmi në qendrën stërvitore, dëshmojnë për kapacitetet e ushtrisë afgane. Kjo është humbja e ofiecerit me gradën më të lartë  që prej 11 shtatorit 2001, raporton CNN.

Marrëveshja e munguar e detit me Malin e Zi. Pashaj në gazetën “Shqip”: “Në deltën e Bunës është krijuar një ishull i ri. Duhen studime”

Postuar në 06 Gusht, 2014 03:53

Dje u njoftua nisja e hetimeve për 11 negociatorët e marrëveshjes së Detiti me Greqinë, marrëveshje e nënshkruar në maj të vitit 2008. Ndërkohë sot, për të  folur për  këtë çështje, gazeta “Shqip” i ka marrë një intervistë Myslim Pashajt, koloneli në pension që asokohe bëri oponencën ndaj variantit të prezantuar nga Kristaq Gerveni. Pashaj ka folurnë intervistë edhe për nevojën e ndarjes së kufrit me Malin e Zi, ende i pacaktuar që pas shpërbërjes së Jugosllavisë, duke theksuar një fakt që mund të ketë peshë në negociatat e ardhshme.

10 persona të arrestuar për skandalin e BSH-së. Është vetëdorëzuar sot edhe ish-drejtori i Thesarit Dorian Çollaku

Postuar në 06 Gusht, 2014 03:37

Është dorëzuar sot ish-drejtori i Bankës së Thesarit në Bankën e Shqipërisë Dorian Çollaku. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e vjedhjes së fundit në Departamentin e Emisionit. Çollaku kishte deklaruar dje se do të vetëdorëzohej, çka edhe ka ndodhur sot. Numri i të arrestuarve për këtë çështje arrin në 10.

s.z 

Skandali i BSH, urdhër arresti për ish drejtorin Çollaku. Do vetëdorëzohet nesër paradite

Postuar në 05 Gusht, 2014 16:42

Urdhër ndalimi ka lëshuar Prokuroria e Tiranës dhe Task Forca e Krimit Ekonomik, për ish-drejtorin e emisionit të parasë në Thesarin e Shtetit në Linzë, Dorjan Çollaku, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.

Pranga për shefin e Policisë së Kukësit, mori peng të riun e dyshuar se vodhi dyqanin e shokëve

Postuar në 05 Gusht, 2014 15:03

Ka dashur të “ndihmojë shokët”, por harroi se ç’rrobë mbante veshur. Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga kolegët e vet, pasi akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e një të riu.

Ai është marrë peng nga tre shokët e Dervishit, Armar, Edmond dhe Samet Elezi, që gjithashtu janë arrestuar, pasi akuzohej se kishte vjedhur dyqanin e tre vëllezërve. Ata e kanë marrë peng atë, duke e mbajtur gjithë natën në një magazinë dhe vetë oficeri akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tij.

a.k

Shkencëtari japonez “bën harakiri”. Teoria e tij e përmirësimit qelizor ishte kontestuar nga kolegët

Postuar në 05 Gusht, 2014 13:45

Një japonez i vërtetë deri në fund. Një shkencëtar japonez i biologjisë qelizore, i cili besohet se ka ndihmuar krijimin e sistemit të përmirësimit të qelizave të dëmtuara, që më vonë është diskredituar si teori, ka bërë vetëvrasje. “Harakiri” i Yoshiki Sasait, i cili mendonte se mund të zëvendësonte qelizat e dëmtuara tek organizmat e rritur, ka bërë xhiron e botës. 52 vjeçari është gjetur nga një truproje në “Riken Centre for Developmental Biology” në qytetin japonez Kobe, ku ai ishte zv.drejtor.

Lufta e Kosovës, 15 vjet më pas: Dyshime se ushtria serbe ka rrëmbyer edhe fëmijë shqiptarë

Postuar në 05 Gusht, 2014 13:03

Në bazë të ankesave nga ana e familjarëve, drejtuar Komisionit për Persona të Zhdukur në Kosovë, rezulton se gjatë luftës së fundit  ushtria serbe gjatë kohës së luftës ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë duke i dërguar në Serbi për adoptim në familjet serbe. Në total rezultojnë të zhdukur mbi 1 mijë e 700 persona, një e dhënë zyrtare e pranuar nga pala kosovare, dhe nga ajo serbe gjithashtu. Prenkë Gjetaj, nga komisioni në fjalë, ka thënë se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur, edhe pse nuk posedojnë shifra zyrtare.

Braçe e Ngjela, bashkë kundër kioskave të diplomave: “Të hetohen edhe allishverishet e deritanishme”

Postuar në 05 Gusht, 2014 11:25

Edhe pse heqja e licensave për 17 universitete private ka tronditur sistemin arsimor, përveç heqjes së licensave, tashmë kërkohet edhe hetim penal për shitje diplomash. Janë dy zëra publikë si deputeti socialist Braçe dhe avokat Spartak Ngjela, që përmes rrjeteve sociale thonë se pezullimi i këtyre universiteteve është shumë pak. Sipas Braçes, “Kaq nuk mjafton! Zhvatja, mashtrimi, përfitimi përmes mashtrimit janë krime penale. Duhet hetim penal. Për çdo emër të rregjistruar duke gjurmuar e hetuar deri në fund diplomimin e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme