Arkiv-Lajme

Vjedhja në BSH, prokuroria zbardh detaje: Ja 4 pikat ku përqëndruam hetimet

Postuar në 08 Gusht, 2014 06:21

Prokuroria serviri sot detaje të reja mbi vjedhjen e 700 milionë lekëve në depozitat e Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp nga institucioni i Prokurorisë bëhet me dije se nga 10 personat që iu komunikua masa e arrestit me burg, vetëm një prej tyre akuzohet për vjedhje, mbi 9 të tjerët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, hetimet janë përqëndruar në 4 pika:

 1. Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;

2. Destinacionin e shumës së vjedhur;

3. Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;

Banka Botërore e cilëson si “zgjidhje të drejtë” marrëveshjen që qeveria shqiptare arriti me çekët për CEZ-in

Postuar në 08 Gusht, 2014 05:01

Banka Botërore përshëndet zgjidhjen e problematikës mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ. Ndërsa njoftoi përfundimin me sukses të negociatave për programin 150 milionë dollarësh që do të përdoret për rimëkëmbjen e sektorit energjetik shqiptar, Banka Botërore del në mbështetje të qeverisë shqiptare duke e cilësuar si “një zgjidhje të drejtë” marrëveshjen e arritur mes palës shqiptare dhe asaj çeke.

Obama autorizon sulme ajrore në Irak

Postuar në 08 Gusht, 2014 04:25

Presidenti amerikan Barack Obama tha se ka miratuar përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e ISIS do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Arbil në të cilin SHBA ka konsullatën.  Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve. 

Tragjedi në Lushnje, makina përfundon në kanalin ujitës, mbyten 3 të rinj

Postuar në 08 Gusht, 2014 04:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore tre adoleshentët kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në kanalin e ujitës ku ka përfunduar automjeti pas daljes nga rruga.

Civici për “Panorama”: Guvernatori dhe Këshilli, përgjegjës pse nuk ndaluan vjedhjen e Bankës

Postuar në 08 Gusht, 2014 02:34

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe president i UET, Ardian Civici, në një intervistë për “Panorama” bën përgjegjës Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani dhe Këshillin Mbikëqyrës që nuk ndaluan grabitjen e Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, besimi i qytetarëve te Banka e Shqipërisë është tronditur dhe për shkak të reagimeve të ngadalta që u ndërmorën. Por anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shprehet se stabiliteti bankar dhe ai financiar mbeten solidë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike mund të shkaktojë trazira sociale

Postuar në 08 Gusht, 2014 01:15

Vendimi i përsëritur brenda pak muajve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike mund të shkaktojë trazira sociale. Kjo është ajo që paralajmërohet nga shoqëria civile në median e Kosovës.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 5 për qind, për të dytën herë brenda dy muajve, mund të sjellë vitin më të vështirë për qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit e bizneseve dhe ata të konsumatorëve paralajmërojnë krizë sociale, për shkak se shtrenjtimi i energjisë elektrike, sipas tyre, do të pasohet me rritje zinxhirë të çmimeve të artikujve të tjerë” raporton “Koha Ditore”.

Ish-i dënuari për Kërrabën: Vjedhjet e thesarit, të mirëmenduara nga “kokat e mëdha”, por burgun e bëjnë "peshqit e vegjël"

Postuar në 08 Gusht, 2014 00:59

Një nga personat e dënuar për vjedhjen e thesarit në vitin 1997 në tunelin e Krrabës, Enver Hyka vijon të këmbëngulë në pafajësinë e tij edhe pse ka kryer më shumë se 2 vite burg për atë vjedhje.I kthyer pas në kohë, Hyka risjell edhe një herë atë që ka ndodhur në vitin e mbrapshtë të shqiptarëve dhe se si ai bashkë me vëllanë e tij, Ahmetin janë akuzuar për vjedhje të këtij thesari.

Erdogan në garën për president me një paralajmërim: “Po, unë jam i ashpër. Dhe do të jem edhe më tej i ashpër”

Postuar në 07 Gusht, 2014 15:31

Kryeministri aktual Erdogan nuk tërhiqet nga beteja kundër atyre që tanimë quhen si “strukrura paralele”. Madje, si një ndër kandidatët për President, ai ka paralëjmëruar se do të jetë edhe më i ashpër, duke akuzuar se këtu bëhet fjalë për spiunazh dhe tradhti. Për këto të fundit ai i është referuar zbardhjes së bisedave telefonike me anëtarë të kabinetit. “Duket qartë se ka tradhti flagrante...Po u them: Po, Rexhep Taip Erdogan është shumë i ashpër në këto raste.

Kavajë, mbyten bashkëshortët në përpjekje për të shpëtuar fëmijën në det

Postuar në 07 Gusht, 2014 14:07

Ky sezon pushimesh ka regjistruar një tragjedi për një familje që po pushonte pasditen e së enjtes në bregdetin e Kavajës. Një ccift bashkëshortësh është mbytur në det, teksa u futën mes dallgëve për të shpëtuar djalin e tyre të mitur, Shpatin 7-vjeccar. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Qerretit, pranë kompleksit turistik “Laguna blu”. Sinan dhe Jeta Shala, përkatësisht 48 dhe 45 vjecc, banorë të zonës, janë futur në det për të shpëtuar fëmijën e tyre që rrezikonte mbytjen në detin plot dallgë.

Universitetet e mbylluara, çështja kapërcen kufirin. Në Kosovë “kërkohet” verifikim i diplomave nga Shqipëria

Postuar në 07 Gusht, 2014 12:31

Çështja e universiteteve private të pezulluara nga qeveria shqiptare për shkak të cilësisë dhe diplomave false ka “depërtuar” si e tillë edhe në Kosovë. Gazeta “Zëri” njofton se “dikush në Kosovë po kërkon emrat e të gjithë atyre mjekëve, mësuesve e profesorëve që kanë marrë diploma false në Shqipëri”. Dhe mendohet se janë mbi 500 të diplomuar nga Kosova në Shqipëri.

http://zeri.info/artikulli/44623/ush-jane-studentet-kosovare-qe-kane-dip...

s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme