Tragjedi në Lushnje, makina përfundon në kanalin ujitës, mbyten 3 të rinj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore tre adoleshentët kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në kanalin e ujitës ku ka përfunduar automjeti pas daljes nga rruga.
Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një gëzim familjar kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës. Viktimat e aksidentit të rëndë janë Mario Rika, 16 vjeç, Fadil Rika, 17 vjeç dhe Sokol Sheqi,16 vjeç, ndërsa i plagosuri mësohet se është Françesko Mara. n.k
Add new comment