Arkiv-Lajme

Kokëdhima shkruan se në Dhërmi ka entuziazëm për bashkimin me Vranishtin. Apel për himarjotët: “Të mbajmë në sy nderin e Shqipërisë”

Postuar në 11 Gusht, 2014 01:35

Koço Kokëdhima, deputeti socialist i Vlorës, shkruan në “Facebook”për një të papritur dhe befasi, nëse mund të themi kështu, në zonën e bregdetit. Sipas tij, banorët e Dhërmiut, ai i ka gjetur shumë entuziastë për bashkimin me Vranishtin. “U takova me banorët e Dhërmiut dhe diskutuam si do të jetë Himara pas reformës territoriale, Himara e re. Popullsia e Himarës me këtë reformë gati dyfishohet, nga 15 mijë bëhet 29 mijë banorë. Territori bëhet rreth 500 kilometër katrorë, nga 100 kilometër katrorë që ishte.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon dhunën fetare në Irak dhe bën thirrje për ndërhyrje. “Duam t’u themi të gjithëve se është e mundur të jetojmë bashkë”

Postuar në 10 Gusht, 2014 14:22

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka rëagfuar sot përmes një deklarate të posaçme që dënon dhunën e ISIS në Irak, sidomos atë ndaj kristianëve.

Erdogan fiton sërish. Zgjidhet president i Turqisë

Postuar në 10 Gusht, 2014 14:03

Recep Tayyip Erdogan  është Presidenti i ri i Turqisë. Ai ka fituar 52% të votave kundrejt 38% që mori rivali i tij kryesor, ish-sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu. Mediat ndërkombëtare vijojnë të mbajnë në qendër të vëmendjes qasjen autoritariste të Erdoganit, por prezenca e dy kandidatëve rivalë dhe mungesa e kontestimeve thelbësore për votimin, flasin për një fitore legjtime të Erdoganit që ngjan i pathyeshëm brenda skenës politike turke.

http://www.bbc.com/news/world-europe-28729234

Spekullime mbi identitetin e vërtetë të kalifit Abu Bakr Al Baghdadi. Ai më i fundit e bën atë një operativ të MOSSAD-it me emrin Elliot Simon

Postuar në 10 Gusht, 2014 11:44

Suksesi ushtarak i shpejtë dhe i pakundërshtuar i organizatës islamike ISIS në Irak ka ngritur prej kohësh dyshime mbi ekzistencën e një projekti politik të fshehtë. E përforcon këtë ide sidomos misteri i madh që mbulon lëvizjet financiare të organizatës, rekrutimi i shpejtë i militantëve nga e gjithë bota si dhe braktisja e qeverisë së Nuri Al Malikit që u detyrua t’iu drejtohej sirianëve dhe rusëve për ndihmë. Së fundmi “fantazia” ka shkuar më tej dhe është ndalur ne figurën e kreut të ISIS-it, të vetëshpallurit Kalif Abu Bakr al-Baghdadi.

Ron Paul: "SHBA-të ‘po fshehin të vërtetën’ e rrëzimit të avionit në Ukrainë"

Postuar në 10 Gusht, 2014 09:05

Ish-kongresmeni amerikan, Ron Paul thotë se SHBA-të dinë “më shumë nga se po tregojnë” për rrëzimin e avionit në lindje të Ukrainës, ku humbën jetën 298 njerëz dhe që ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Paul shprehet i bindur se qeveria amerikane po mban informacion mbi katastrofën.

“Qeveria amerikane ka ndërtuar një strategji për të akuzuar Rusinë apo aleatët e saj që rrëzuan avionin”, shkruan ai.

Rama “infekton” Bashën, dy liderët tashmë dialogojnë virtualisht

Postuar në 10 Gusht, 2014 08:45

Lulzim Basha është dorëzuar. Ai ishte i vetmi aktor kryesor politik në vend që nuk përdorte rrjetet sociale për reagime.

Por, tashmë prej dy ditësh Basha ka nisur të publikojë në "Facebook" akuza dhe reagime ndaj qeverisë.

Sot, ai ka shkëmbyer replika me kryeministrin, Edi Rama lidhur me reformën në arsimi.

“Vazhdojnë përçart në mbrojtje të piramidave në arsim paçka se është zbatuar ligji që e bënë po se zbatuan kurrë #VajmedetPD#Reformasndalet”, shkruan Rama në Twitter.

“Vendet arabe i bëjnë presion Shqipërisë, që të votojë kundër Izraelit në OKB”

Postuar në 10 Gusht, 2014 08:17

Ministri izraelit I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Yair Shamir thotë se, Shqipëria është detyruar shpeshherë nga vendet e Lidhjes Arabe që të votojë kundër Izraelit në Këshillin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke folur në një intervistë për dështimin e miratimit të rezolutave në OKB thotë se kjo ka ndodhur për shkak të votës së disa vendeve të vogla që janë të varur ekonomikisht nga vendet arabe.

Ndërpret punën centrali bërthamor i Doel në Belgjikë. Mendohet për një akt sabotimi

Postuar në 10 Gusht, 2014 07:55

Një incident ka përfshirë centralin bërthamor të Doel në Belgjikë. Bëhet fjalë për hapjen e qëllimshme të një valvole të shkarkimit të vajit të turbinave të impiantit, që ka çuar në fikjen automatike të reaktorit bërthamor, teksa i gjithë serbatori prej 65 mijë litrash i vajit, është derdhur. Idetë e para janë për një akt të qëllimshëm, pasi heqja e valvolës nuk mund të ketë ndodhur vetiu.

Ivica Daçiç: "Serbia “nuk është e armatosur” për të marrë pjesë në një Luftë të Ftohtë të re"

Postuar në 10 Gusht, 2014 07:53

Ivica Daçiç që sot mban postin ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër i Parë thotë se Serbia nuk dëshiron që të marrë pjesë në asnjë luftë, qoftë dhe luftë e ftohtë. Kjo sepse nuk është e armatosur dhe as e aftë.

Në një artikull të botuar në të përjavshmen, “Nedeljnik”, ai shkruan se, Serbia është e angazhuar për paqe dhe dialog dhe se kjo i ka hapur rrugën e Bashkimit Evropian.

Shkrimi i Daçiç ka në fokus sanksionet ndaj Rusisë, për të cilat ai thotë se, insiston tek dialogu dhe kompromisi për zgjidhjen e të gjitha krizave në botë.

Mali i Zi, një vend i rrezikshëm për gazetarët. Nuk kursehen as ato femra

Postuar në 10 Gusht, 2014 06:35

Një person i akuzuar për drejtimin e një rrjeti prostitucioni ka sulmuar fizikisht një gazetare në prani të policisë, raporton gazeta e Malit të Zi, “Dan”.

Incidenti ka ndodhur të premten në Kotor, në një gjykatë lokale.

I akuzuari Marko Jovanoviç, po sillej në gjykatë dhe gazetarja Biljana Markoviç po përpiqej të bënte foto.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme