Irani vazhdon të vuajë sanksionet për avionët, 200 aksidente në 25 vjet

Postuar në 10 Gusht, 2014 06:23

48 persona kanë mbetur të vdekur nga përplasja e një avioni të vogël pasagjerësh në perëndim të kryeqytetit të Iranit, Teheran.

Avioni u nis nga Tabas-i dhe u rrëzua në një zonë të banuar afër aeroportit Mehrabad, të dielën në mëngjes.

Në mesin e pasagjerëve gjendeshin dhe pesë fëmijë. Në Iran kohët e fundit ka pasur shumë aksidente me avion, kjo për shkak të mjeteve të vjetruar dhe cilësisë së dobët të riparimit.

Irani ende përdor avioni të blerë para Revolucionit Islamik në vitin 1979. Kjo për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, pas pengmarrjes të 444 ditë të 52 amerikanëve në Teheran. Në 25 vitet e fundit ka pasur më shumë se 200 aksidentet.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.