Arkiv-Lajme

Aksident në Kalimash-Rrëshen, humb jetën një shtetas nga Kosova

Postuar në 13 Gusht, 2014 06:18

Ka përfunduar në mënyrë tragjike udhëtimi i 4 personave nga Kosova që ishin nisur për pushime në Shqipëri. Automjeti me të cilin ata udhëtonin është aksidentuar në segmentin Kalimash-Rrëshen, duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, 21 vjeçari nga Mitrovica Liridon Fejza. Të plagosur në aksident kanë mbetur edhe babai i viktimës 45 vjeçari Blerim Fejza, djali tjeter i tij Ardian Fejza dhe Fidan Ismaili. Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe.    

 

Zgjedhja e Erdoganit si president rihap një temë “të vjetër”. Kryeministri: “Folëm për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik”

Postuar në 13 Gusht, 2014 05:03

Zgjedhja e Erdoganit si president i Turqisë ka shërbyer edhe për një dalje të re publike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Kështu sot njoftohet se Rama i ka nisur një mesazh urimi Erdoganit, përmes të cilit lajmëron zhvillimin e partneritetit strategjik. “Urova telefonikisht Presidentin Erdogan për zgjedhjen e tij dhe folëm për zhvillimin e mëtejshem të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan kryeministri në “Twitter”. Mirëpo në këtë rast duhen theksuar një dy elementë që kanë kaluar pa u vënë re.

Ekstremizimi, Krasniqi: “Zoti nuk ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që kanë humbur, komb, fe e atdhe…Reformim i thellë i Bashkësisë Islame”

Postuar në 13 Gusht, 2014 03:05

Jakup Krasniqi shkruante dje një opinion në “Epoka e re” lidhur me arrestimet e fundit në Kosovë. “Arrestimet a janë të mjaftueshme?”, pyet Krasniqi, që ka kryer për disa vite detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi problemi me radikalizmin fetar sfidon të gjithë perspektivën e shoqërisë, ndërkohë që vetë shfaqja e tij nuk mund të kufizohet si përgjegjësi e vetëm atyre personave që përfshihen  në të.  Dhe Krasniqi e lexon thellë këtë përgjegjësi duke prekur thuajse të gjitha segmentet e shoqërisë.

Ishujt Solomon njohin Kosovën. Arrin në 108 numri i vendeve që njeh si shtet krahinën me shumicë shqiptare

Postuar në 13 Gusht, 2014 02:52

Arrin në 108 numri i vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës. Kështu ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, shkruan se Ishujt Solomon kanë bërë aktin e njohjes, duke rritur numrin e vendeve që e njohin si shtet krahinën me shumicë shqiptare. Ndërkohë në Ballkan përveç Serbisë, janë Greqia dhe Rumania që ende nuk e njohin Kosovën.

s.z  

Kalifi i ri, me sa duket një personazh i njohur për Perëndimin

Postuar në 13 Gusht, 2014 02:44

Duket se kalifi i ri që drejton sot ISIS në Irak nuk është edhe aq i panjohur për Perëndimin. Pas pretendimeve të para disa ditëve se sipas së cilave Abu Bakr Al Baghdadi është një operativ i Mossadit izraelit, sot disa media ndërkombëtare  publikojnë një foto tjetër, ky Al Baghdadi shihet në një takim me senatorin republikan McCain. Takimi thuhet se ka ndodhur në Siri në vitin 2013, kur Perëndimi po angazhonte militantët islamikë në luftë kundër Bashar Al Assadit dhe me këtë rast mund të mbahet mend mirë ndërhyrja e fortë e McCain, sidomos pas lajmit për përdorim të armëve kimike.

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, gazeta “Shqip” flet për mundësinë e një Komisioni Parlamentar Hetimor

Postuar në 13 Gusht, 2014 02:29

Gazeta “Shqip” shkruan sot se mazhoranca parlamentare mund të vërë në veprim një komision hetimor parlamentar për çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Ndonëse mbetet një hipotezë, në shkrimin e saj, gazeta i referohet “disa deputetëve të PS-së” që flasin për këtë nismë. Deri më tani kanë dalë tre deputetë që kanë folur hapur dhe këta janë Pirro Lutaj, Fatmir Toçi dhe Erjon Braçe. Nuk është e qartë se ku do të përqendrohej një komision i tillë në rast se do të ngrihej, pasi aktualisht prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

Shtypi kosovar shënjestron pavendosmërinë e "Vetëvendosjes" për t’u prononcuar mbi arrestimet e fundit

Postuar në 12 Gusht, 2014 15:26

Shtypi i Prishtinës (gazeta Express, së fundi edhe Zëri) vijon të ngrejë pikëpyetjen përse arrestimin e dyzet personave të dyshuar për terrorizëm e kanë përshëndetur thuajse të gjitha partitë politike, por Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar ende. Askush nga Lëvizja nuk ka thënë asnjë fjalë rreth këtyre arrestimeve, njofton Zëri.

ISIS dhe Shqipëria, një gazetar britanik ngre pikëpyetjen nëse ekstremizmi islamik vjen këtej

Postuar në 12 Gusht, 2014 14:39

Njoftimi në pesë gjuhë të mëdha, pas të cilave e gjashta ishte shqipja, i krijimit të kalifatit islamik të ISIS-it, ka shtyrë gazetarin David Gardner të “Financial Times” (foto) të ngrejë pyetjen: Pas Irakut, mos e ka rradhën Shqipëria? Kuptohet, nuk është vetëm kjo arsyeja që gazetari ngre këtë hipotezë. Sipas tij, që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë, ndikimi i fesë myslimane është rritur, kjo me hapjen e xhamive apo dhe medreseve.

Shëngjin, mbytet vogëlushja nga Kosova, Tare thekson mosbashkëpunimin lokal për rojet e plazhit

Postuar në 12 Gusht, 2014 14:24

Verë dramatike sa u përket aksidenteve fatale me pushues në bregdet kjo e këtij viti. Një ngjarje e rëndë u shënua pasdite në plazhin e Shëngjinit, kur 8- vjeçarja Gabriela Çeta nga Kosova, është shkëputur për një moment dhe është futur në det, pa mundur të dalë më. Sapo e kanë pikasur, pushues dhe të afërmit e saj nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Këtë herë autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por vogëlushja nuk ka arritur të mbijetojë. Çifti kosovar nga Prizreni dhe fëmija i tyre, ndodheshin me pushime prej 1 jave në Shëngjin.

Ministri i Jashtëm francez Fabius kërkon ndërhyrje urgjente kundër xhihadistëve të ISIS: Po masakrohen njerëz

Postuar në 12 Gusht, 2014 12:41

"Unë jam i vetëdijshëm se në Perëndim kjo është një periudhë pushimesh, por kur njerëzit janë duke vdekur, atëherë ne duhet të kthehemi nga pushimet”. Këtë shprehje përdori ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, në thirrjen që ai u bëri 28 vendeve anëtare të BE-së. Thirrja synon një takim urgjent për të diskutuar sigurimin ndërkombëtar të ndihmës ushtarake për forcat kurde që luftojnë me xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme