Shëngjin, mbytet vogëlushja nga Kosova, Tare thekson mosbashkëpunimin lokal për rojet e plazhit

Verë dramatike sa u përket aksidenteve fatale me pushues në bregdet kjo e këtij viti. Një ngjarje e rëndë u shënua pasdite në plazhin e Shëngjinit, kur 8- vjeçarja Gabriela Çeta nga Kosova, është shkëputur për një moment dhe është futur në det, pa mundur të dalë më. Sapo e kanë pikasur, pushues dhe të afërmit e saj nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Këtë herë autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por vogëlushja nuk ka arritur të mbijetojë. Çifti kosovar nga Prizreni dhe fëmija i tyre, ndodheshin me pushime prej 1 jave në Shëngjin. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit për vendosjen e rojeve bregdetare në plazh. Problemi ndërkohë, siç kanë vërejtur edhe qytetarë që kanë sinjalizuar përmes rrjeteve sociale, është se shpesh këto roje mungojnë edhe aty ku infrastruktura është përgatitur.
a.k
Add new comment