Arkiv-Lajme

Vendi i shkërmoqur, por irakiani Al Maliki nuk heq dorë nga pushteti. Konflikt me presidentin Masum

Postuar në 11 Gusht, 2014 14:30

Gjithçka rreth e rrotull tij po rrezikon të shkërrmoqet, por kryeministri irakian Nuri al Maliki nuk heq dorë nga pushteti. Ndërkohë që Presidenti i Irakut Fuad Masum i ka kërkuar zëvendëskryetarit të parlamentit Haider Al-Abadi të formojë qeverinë e re, Maliki shprehet I vendosur për një mandat të tretë, sepse rezultoi fitues në zgjedhje. Ai ka qenë kryeministër që nga viti 2006, por Parlamenti nuk ra dakord për t’i dhënë atij një mandat të ri.

Matoshi: Klasa politike kosovare, e implikuar thellë në rritjen e islamit politik. Aksion fasadë para Perëndimit

Postuar në 11 Gusht, 2014 12:53

Aksioni i sotëm policor në Kosovë me arrestimin e 40 personave, mes tyre dhe nënkryetari i partisë së Fuad Ramiqit (foto), është më shumë një reaksion i klasës politike për t’i larë faqet para Perëndimit, thotë analisti Halil Matoshi në një intervistë për gazetën Express. Sipas Matoshit, koalicioni i dikurshëm PDK –AKR dhe vetë PDK-ja janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke “koketuar” me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamë si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu.

Mbytja e çiftit në Qerret, Policia e Kavajës procedon stafin mjekësor për vonesë

Postuar në 11 Gusht, 2014 11:33

Ambulanca ishte në gadishmëri, por u vonua në dhënien e ndihmës për çiftin Sinan e Luljeta Shala, që u mbytën në plazhin e Qerretit në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e  tyre 7 vjeç. Për këtë arsye, Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për stafin mjekësor të spitalit rajonal, pasi nuk kanë dhënë ndihmën e duhur. Burime nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për mjekun Ibrahim M., infermierin Zylyftar B. dhe shoferin e ambulancës Adem V., ndaj të cilëve rëndon akuza e mosdhënies së ndihmës në kohë. Mjeku, infermieri dhe shoferi erdhën 20 minuta me vonesë.

Fushata anti-terroriste në Kosovë, partia e Haradinajt: “Reagim i vonuar, kemi bërë thirrje prej kohësh”

Postuar në 11 Gusht, 2014 10:07

Pas angazhimit institucional dhe publik të presidentes Jahjaga, strukturat policore dhe informative të Kosovës i janë vënë punës aktivisht për luftën kundër ndikimit ekstremist radikal. Një seri arrestimesh sot kanë bërë bujë në vend, por megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar aksionin e sotëm të Policisë si të domosdoshëm, por të vonuar. Partia e Haradinajt sqaron se qytetarët e Kosovës po e kërcënojnë sigurinë shtetërore duke marrë pjesë në organizata terroriste.

Nishani kërkon rishqyrtimin e ligjit për Magjistraturën. Rama reagon: Preferon inercinë e rrënimit

Postuar në 11 Gusht, 2014 09:16

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”.

G.Kokalari: Ja si e kam njohur Fullanin. Kriza e BSH-së, momenti që Rama të fillojë seriozisht antikorrupsionin

Postuar në 11 Gusht, 2014 07:26

Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari dërguar një miku gazetar në Tiranë, me lejen për ta publikuar nëse e shihte të nevojshme.

Marrëveshja me CEZ, edhe Praga zyrtare përshëndet kompromisin: Të dyja palët, të kënaqura

Postuar në 11 Gusht, 2014 06:49

Si për të “vulosur” debatin mbi kompaninë CEZ, edhe qeveria çeke ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me Qeverinë shqiptare përmes një deklarate të njoftuar nga ambasada mike në Tiranë. Sipas saj, kjo ishte një zgjidhje me kompromis.

LSI flet me gojën e Spartak Brahos: Këshilli Mbikqyrës i BSH të dorëhiqet, ka vegjetuar

Postuar në 11 Gusht, 2014 05:22

Duke ngarkuar me përgjegjësi individuale, apo kolektive, Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë,

Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, njëherësh deputet i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkon publikisht dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit duke e parë këtë si mënyrë për të shkuar deri në largimin e guvernatorit Ardian Fullani, në lidhje me mega-skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Deputeti i LSI-së, doli në një koferencë të posaçme për mediat nga kryesia e Kuvendit në lidhje me këtë skandal.

Me snajper nga kalaja e Rozafës. Plagoset objektivi dhe një tjetër person, mister shkaqet

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:49

Kane arritur nivele të reja sofistikimi atentatet ndaj shënjestrave njerëzore në veri. Këtë herë, objektivi është piketuar dje nga kalaja e Rozafës, përmes një pushke snajper. Policia e Shkodrës ka dhënë sot detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur dje në mbrëmje në këtë qytet. Sipas policisë, objektiv i sulmit me snajper nuk ishte shtetasi Sabedin Lohja, 40-vjeçari i mbetur i plagosur, por pronari i banesës ku ndodhej Lohja, shtetasi Xhabir Shega, 50-vjeç. është plagosur nga të shtënat e djeshme, por nuk është paraqitur në spital.

Kosovë, në pranga 40 persona që dyshohet se kanë luftuar në Siri e Irak

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 40 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak pas bastisjeve të kryera në 60 zona. Sipas njoftimit që është publikuar edhe në faqen e internetit të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e arrestuar kanë luftuar “përkrah organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al Nusra)”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme