Marrëveshja me CEZ, edhe Praga zyrtare përshëndet kompromisin: Të dyja palët, të kënaqura

Postuar në 11 Gusht, 2014 06:49

Si për të “vulosur” debatin mbi kompaninë CEZ, edhe qeveria çeke ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me Qeverinë shqiptare përmes një deklarate të njoftuar nga ambasada mike në Tiranë. Sipas saj, kjo ishte një zgjidhje me kompromis.

“Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe shoqërisë çeke CEZ, a.s., ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se Qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë. Republika Çeke mirëpret arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe miratimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë më 31 Korrik 2014.

Republika Çeke e konsideron marrëveshjen si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata.Republika Çeke vlerëson asistencën e dhënë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lehtësimin e negociatave ndërmjet palëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm në drejtim të të dyja palëve nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar për një zgjidhje të mosmarrëveshjes jashtë gjykatës”, thuhet në deklaratë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.