Me snajper nga kalaja e Rozafës. Plagoset objektivi dhe një tjetër person, mister shkaqet

Kane arritur nivele të reja sofistikimi atentatet ndaj shënjestrave njerëzore në veri. Këtë herë, objektivi është piketuar dje nga kalaja e Rozafës, përmes një pushke snajper. Policia e Shkodrës ka dhënë sot detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur dje në mbrëmje në këtë qytet. Sipas policisë, objektiv i sulmit me snajper nuk ishte shtetasi Sabedin Lohja, 40-vjeçari i mbetur i plagosur, por pronari i banesës ku ndodhej Lohja, shtetasi Xhabir Shega, 50-vjeç. është plagosur nga të shtënat e djeshme, por nuk është paraqitur në spital. Ky i fundit ka marrë plagë në krahë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e djeshme persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri nga kalaja e Shkodrës në drejtim të banesës së 50-vjeçarit Shega, ku për pasojë ky i fundit ka marrë plagë të lehta si dhe është plagosur rëndë Sabedin Lohja, që ndodhej në banesën e tij. Policia ende nuk ka zbuluar shkaqet e sulmit me snajper, por bën me dije se Shegës pak kohë më parë i është plagosur edhe një kushëri.
a.k
Add new comment