Arkiv-Lajme

Ironizohet politika e jashtme e Obamës. CNN shkruan se këshilla: “Mos bëj budallallëqe”, po përshkruhet si doktrina jozyrtare e Presidentit

Postuar në 14 Gusht, 2014 16:42

Duket se gabimet dhe paqartësia e Barack Obamës në politikën e jashtme po zënë vend si elementë thelbësorë në karakterizimin e presidencës së tij në këtë drejtim. CNN shkruan sot,  jo pa ironi, se thënia e Obamës “Mos bëj budallallëqe”(Don’t do stupid stuff), thënë në një diskutim me gazetarë në fillim të këtij viti, mund të quhet pa frikë edhe një lloj doktrine e tij e politikës së jashtme të SHBA-së. Për t’i dhënë kësaj edhe një aspekt formal, CNN përdor shkurtesën DDSS.

Flet Tërnava për arrestimin e imamit nga Gjilani, të cilin e quan “jolegal”: “BIK-u përgjigjet për punën brenda xhamisë”

Postuar në 14 Gusht, 2014 15:11

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë sot një intervistë për “Zërin e Ameirkës” e ku ka shpjeguar pozicionin e BIK-ut për arrestimet e fundit të 40 personbave të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste dhe në aktivitete ushtarake në Siri dhe në Iralk. Prej disa kohësh në fakt, mjaft aktorë politikë në Kosovë, kanë kërkuar ta zgjerojnë rrezen e “goditjes” mediatike kur vjen puna te trajtimi i ekstremizmit, duke e kërkuar gjithesesi burimin edhe te një filon i BIK-ut.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së del me qëndrim mbi vjedhjen e 7 milionë dollarëve. Pozicioni i Guvernatorit nuk diskutohet

Postuar në 14 Gusht, 2014 13:23

Këshilli Mbikëqyrës dhe Guvernatori Fullani do të mbajnë qëndrim pasi të përfundojë hetimi i plotë i Prokurorisë për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Kështu ka vendosur sot KM, i cili pas mbledhjes së vet ka publikuar edhe deklaratën e mëposhtme:

Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë(në përditësim)

Postuar në 14 Gusht, 2014 12:11

Nuk është ende e sqaruar mirë se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, por ajo që u përfoll gjatë ditës së sotme, por edhe dje, për një votim për largimin e Guvernatorit, me gjasë nuk është konfirmuar. Kështu “ABCNEWS” njofton se anëtarja Ermelinda Meksi ka kërkuar hedhjen për votim të propozimit për shkarkimin e Ardian Fuillanit, por ky propozim nuk është miratuar.

“Act Now” tashmë me një çmim fitues

Postuar në 14 Gusht, 2014 10:04

Ambasada amerikane në Tiranë ka përzgjedhur një fitues për çmimin “Act Now”, të promovuar një vit më parë nga titullari i saj, Alexander Arvisu. Dhe fituese është drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Ardian Kushta. “Ka bashkëpunuar me vullnetarët e korposit amerikan të paqes në qytetin jugor, duke bërë ndryshime rrënjësore në qendër dhe duke përmirësuar jetën e fëmijëve që rriten aty, apo kalojnë dhe ditën”, është motivacioni.

Hashim Thaçi flet për radikalizmin. Ka edhe një apel: “Ata që po ngrihen sot, duhet të mendojnë për veten, sepse mund të ndodhë që nesër të preken”

Postuar në 14 Gusht, 2014 08:43

”Deutsche Welle” i ka marrë sot një intervistë Hashim Thaçit në të cilën ka shterruar thuajse të gjitha çështjet e aktualitetit në Kosovë. Një temë ka qenë ekstremizmi fetar dhe radikalizmi, për të cilat po bëhet bujë e madhe në Kosovë. Pyetja për kryeministrin e Kosovës ka qenë specifike dhe lidhet me arsyet e këtij “shëprthimi” të ekstremizmit fetar, por Thaçi me sa duket nuk ka një përgjigje për këtë. “Të gjitha arrestimet e fundit që kanë ndodhur janë të bazuara në fakte dhe dëshmi të institucioneve të Republikës së Kosovës, të mekanizmave të sigurisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë.

Zbulim shumë i rëndësishëm arkeologjik në Greqi. Një nga mendimet është edhe se bëhet fjalë për varrin e Aleksandrit të Madh

Postuar në 14 Gusht, 2014 07:10

Zbulimi më i fundit arkeologjik në Serres të Greqisë, ish-Amfipolisi i dikurshëm, ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një varr, ose më saktë për një kompleks varresh, zbulimi i të cilit ka angazhuar edhe autoritetet më të larta greke. Kështu kryeministri grek Samaras e ka cilësuar zbulimin si “të një rëndësie të jashtëzakonshme”.  Arkeologia Katerina Peristeri e ka cilësuar atë si një monument varrimi unik dhe sipas saj ai daton mes viteve 325 p.e.s dhe 300 p.e.s.

Kriza ekonomike, tashmë edhe Gjermania me të dhëna jo shumë optimiste

Postuar në 14 Gusht, 2014 06:51

Besimi për ringritjen e Europës nga kriza financiare, duket se ka pësuar një tjetër goditje, pas publikimit të disa të dhënave të fundit, sipas të cilave edhe ekonomia gjermane ka ulur ritmet e veta. Këto të dhëna janë publikuar nga një think tank, i cili vlerëson se perfromimi i ekonomisë gjermane është më i ulëti që nga viti 2012.  “Derisa ekonomia në eurozonë nuk po rimerr vrull, shenjat janë që rritja ekonomike në Gjermani do të jetë më e dobët nga sa pritet në 2014-ën”, thuhet në raportin në fjalë.

Një muaj paraburgim, masa e sigurisë për 40 të arrestuarit në Kosovë

Postuar në 14 Gusht, 2014 04:36

Prokuroria Speciale e Prishtinës ka bërë të ditur sot masën e sigurisë për 40 të arrestuarit për pjesëmarrje në veprimtari të armatosur jashtë Kosovës si dhe për terrorizëm. Dhe kjo masë është “një muaj patraburgim”. Ndërkohë që 5 nga të arrestuarit kanë mohuar pjesëmarrjen në luftime apo në organizime terroriste, teksa të gjithë bashkë kanë mohuar të jenë pjesë e Al Nusras dhe ISIS. Po sot, në Kosovë, u arrestuan dy persona të tjera që lidhen me këtë çështje, një nga të cilët imam, duke implikuar kështu edhe përgjegjësi të BIK-ut në mahisjen e të gjithë kësaj situate.

Arvisu takon Fullanin në selinë e BSH-së: “Të lejojmë hetimin të vijojë dhe ta lëmë Guvernatorin të punojë i pavarur”

Postuar në 14 Gusht, 2014 03:48

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvisu ka qenë sot në mëngjes në Bankën e Shqipërisë ku është takuar me Guvernatorin Ardian Fullani. Takimi zhvillohet pak orë përpara se të mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së. Me këtë rast po përcjellim atë që tha Arvisu, meqë ka rëndësinë  e vet në zhvillimet e tanishme:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme