Hashim Thaçi flet për radikalizmin. Ka edhe një apel: “Ata që po ngrihen sot, duhet të mendojnë për veten, sepse mund të ndodhë që nesër të preken”

”Deutsche Welle” i ka marrë sot një intervistë Hashim Thaçit në të cilën ka shterruar thuajse të gjitha çështjet e aktualitetit në Kosovë. Një temë ka qenë ekstremizmi fetar dhe radikalizmi, për të cilat po bëhet bujë e madhe në Kosovë. Pyetja për kryeministrin e Kosovës ka qenë specifike dhe lidhet me arsyet e këtij “shëprthimi” të ekstremizmit fetar, por Thaçi me sa duket nuk ka një përgjigje për këtë. “Të gjitha arrestimet e fundit që kanë ndodhur janë të bazuara në fakte dhe dëshmi të institucioneve të Republikës së Kosovës, të mekanizmave të sigurisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë. Institucionet e vendit dhe mekanizmat e sigurisë kanë kryer dhe janë duke kryer një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë Thaçi. Insistimit të gazetarit për të hulumtuar disa arsye se kush qëndron pas urdhërit të arrestimit të 40 të rinjve në Kosovë, ai i ka dhënë këtë përgjigje: “Për çdo angazhim në Kosovë rrespektohen Kushtetuta dhe ligjet, si dhe autoriteti i Kryeministrit, i cili është përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligje. Pra dëshiroj të falënderoj të gjithë mekanizmin institucional të Kosovës, duke filluar nga mekanizmat e hetuesisë, policisë, prokurorisë, AIK-un dhe Presidenten për angazhimet e përbashkëta që kanë bërë me Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim. Angazhimet në këtë drejtim kanë filluar edhe më parë, por tani ka ardhur momenti që të ndodhë ky aksion i policisë, i cili është vetëm fillimi. Të gjithë ata zëra që po ngrihen sot, duhet të mendojnë edhe për vetveten se në çfarë pozicioni janë, sepse mund të ndodhë që nesër të preken edhe ata”, deklaron Thaçi. Ky pohim i fundit ka rëndësi, sepse në Kosovë ka qenë lëvizja “Vetëvendosje” që ka marrë një pozicion të palexueshëm mirë lidhur me aksionin e arrestimeve. Sipas “VV” ky aksion “nuk dihet pse ka nisur” dhe aq më tepër pastaj “t’i dihet fundi”, duke lënë të kuptohet se ka një prapavijë politike. Ndërkohë Thaçi ka ripërsëritur se do të jetë ai që do ta krijojë koalicionin dhe se do të jetë në gjendje të krijojë aleatë të rinj.
http://www.dw.de/thaçi-në-kosovë-nuk-ka-vend-për-ekstremizëm/a-17854631
s.z
Add new comment