Zbulim shumë i rëndësishëm arkeologjik në Greqi. Një nga mendimet është edhe se bëhet fjalë për varrin e Aleksandrit të Madh

Zbulimi më i fundit arkeologjik në Serres të Greqisë, ish-Amfipolisi i dikurshëm, ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një varr, ose më saktë për një kompleks varresh, zbulimi i të cilit ka angazhuar edhe autoritetet më të larta greke. Kështu kryeministri grek Samaras e ka cilësuar zbulimin si “të një rëndësie të jashtëzakonshme”. Arkeologia Katerina Peristeri e ka cilësuar atë si një monument varrimi unik dhe sipas saj ai daton mes viteve 325 p.e.s dhe 300 p.e.s. në hyrje të varrit janë gjetur dy statuja sfinksësh dhe kjo, bashkë me kohën kur daton ndërtimi i varrit, ka çuar në spekullime se aty është varrosur Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Ky version gjithësesi është vënë në dyshim nga disa media të tjera, por e vërteta me sa duket do të zgjidhet në fund të muajit gusht, kur edhe do të bëhet gërmimi përfundimtar i tij. Spekullimi është bërë nisur edhe nga përmasat e rrethimit të varrit, me një mur masiv dhe dekoruar me mermer, çka dëshmon për rëndësinë e personit që prehet në të.
http://www.bbc.com/news/world-europe-28758920
s.z
Comments
Nuk mendohet për varrin e
<p>Nuk mendohet për varrin e aleks. të madh,por të njërit nga pjesëtarët e familjes së aleks. të madh.</p>
Add new comment