Arkiv-Lajme

Rama u përgjigjet shqetësimeve të komentuesve për Veriun, që morën jehonë tek “Balkanweb”

Postuar në 15 Gusht, 2014 16:05

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar ndaj disa komenteve në rrjetet sociale që i tërheqin “vërejtje”, duke i kujtuar se ka harruar Veriun.

“Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo, p.sh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh. Do ta çojmë deri në Plavë-Guci”, shkruan Rama.

Komentet në Facebook morën jehonë edhe nga pasqyrimi tek një nga faqet informative më të lexuara në Shqipëri (Balkanweb) që gjatë gjithë ditës ka pasur si kryetitull lajmin: “Rama prezanton 2 projekte për Jugun, miqtë virtualë e pyesin: Z. Kryeministër, po Veriu?”

S.S

A mund t’i shkarkojë Kuvendi anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së? Braçe: "Do të përballeni me ligjin"

Postuar në 15 Gusht, 2014 15:51

Mazhoranca, në shtator do të ndërmarrë nismën për zëvendësimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke ndryshuar ligjin për BSH-në.

Një lajm i tillë raportohet nga televizioni “Vizion+”. Lajmi mbështetet edhe tek deklarata e kreut të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe,

Hezbollah e shikon Shtetin Islamik si kërcënim për vendet e gjirit

Postuar në 15 Gusht, 2014 15:11

Për liderin libanez të grupit Hezbollah lëvizja radikale që ka pushtuar një pjesë të territorit të Irakut dhe Sirisë është një “monstër” që po rritet që mund të kërcënojë Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe shtetet e gjirit.

Sayyed Hassan Nasrallah, që në Siri ka mbështetur presidentin Bashar al-Assad, thotë se Shteti Islamik mund të rekrutojë hapësira nga shtete të tjera ku ideologjia e fortë ekziston.

Panariti: "Mielli i importuar nga Serbia është i sigurt, të mos krijohet panik te konsumatorët"

Postuar në 15 Gusht, 2014 13:30

Publikimi i lajmit se Shqipëria importon miell të kontaminuar nga Serbia ka “detyruar” ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti të dalë në një deklaratë për mediat. Panarit pasi vizitioi një furrë buke në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, u shpreh se informacionet e publikuara në media janë të pavërteta.

Rama: "Në shtator çelet konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re dhe për rehabilitimin e fshatrave të saj"

Postuar në 15 Gusht, 2014 13:01

Një konkurs ndërkombëtar do të hapet në muajin shtator për bregun e Himarës.

Përmes postimit të një fotoje në rrjetin e tij social Twitter, kryeministri Edi Rama deklaroi se konkursi do të hapet për rehabilitimin e fshatrave të bukur të Himarës.

“Në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, u shpreh Rama.  

Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, “Lungomare”.

S.S

Një femër kapet me 1.7 kg kokainë të fshehur në... gjoks

Postuar në 15 Gusht, 2014 10:13

Një femër është kapur duke u përpjekur të trafikonte 1.7 kg kokainë në Spanjë. Kokaina ishte fshehur në gjoks.

Udhëtarja nga Venezuela u arrestua në aeroportin e Madridit pasi oficerët vërejtën “formën e çuditshme” të gjoksit të saj.

Gruaja, e cila kishte udhëtuar nga Kolumbia, u dërgua në spital ku mjekët i hoqën drogën nga gjoksi, drogë e cila në rrugë do të kapte një vlerë prej 1.9 milionë euro.

Rama reagon për ligjet e kthyera nga Presidenti: "Keqardhje, por është e kotë, ligjet do kalojnë përsëri"

Postuar në 15 Gusht, 2014 09:08

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas vendimit të Presidentit të Republikës për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend tre ligje të miratuara në fund të këtij sesioni parlamentar. Reagimin e tij kryeministri Rama e ka bërë në rrjetet sociale.

“Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudoargumentat e PD-së për një ligj të punuar me partnerët ndërkombëtare. Keqardhje. Por, është e kotë. Reformasndalet. Kuvendi do ta kalojë përsëri Ligjin e Policisë pa asnjë ndryshim, pseudoargumentat e PD-së s’vlejnë. VajmedetPD”, shkruan kryeministri Rama.

Prokuroria thërret Fullanin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por kërkesa refuzohet: “Jemi me pushime”

Postuar në 15 Gusht, 2014 07:45

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, javën e parë të shtatorit, do të merret në pyetje nga prokurorët lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve.

Lajmi raportohet nga televizioni “Ora News” që citon burime pranë grupit të hetimit që kanë dërguar edhe shkresën zyrtare në zyrën e kreut të BSH-së.

Bashkë me Fullanin në prokurori do të shkojnë dhe 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, të cilët do të merren në pyetje në fillim të muajit të ardhshëm.

Edhe njëherë “Jo” nga Nishani për tre ligje të tjera. Presidenti sqaron edhe çështjen e masterit të tij

Postuar në 15 Gusht, 2014 07:16

Presidenti i Republikës ka kthyer sot tre projekligje të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe konkretisht: ligjin ““Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””; ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”,  i ndryshuar” dhe ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Gjinushi: Koalicioni PS-LSI i kritikueshëm moralisht, por nuk duhet të harrojmë anën elektorale që është dhe ajo që vendos se kush do të marrë pushtetin

Postuar në 15 Gusht, 2014 07:04

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi është i ftohtë. Ai gjykon nga lart forcat politike kryesore edhe pse i kushtëzuar nga konflikti i interesit.

Duke gjykuar vitin e parë të qeverisjes PS-LSI, ai thotë se, “asnjëra nga të dyja partitë nuk pati rritje elektorale në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit, por votat kanë qenë kontribut i rezistencës katërvjeçare të të gjitha partive opozitare”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme