A mund t’i shkarkojë Kuvendi anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së? Braçe: "Do të përballeni me ligjin"

Mazhoranca, në shtator do të ndërmarrë nismën për zëvendësimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke ndryshuar ligjin për BSH-në.
Një lajm i tillë raportohet nga televizioni “Vizion+”. Lajmi mbështetet edhe tek deklarata e kreut të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe,
“Kuvendi ka një rol ligjor në shqyrtimin e çështjes? Në Kuvend do të ndodhë! Bëhuni gati! Dhe mos harroni, do përballeni me ligjin në Kuvend! Jo me “grupet e punës” të mbushur me vartësit tuaj që paskan gjykuar në fund se guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka shkelur ligjin”, shkruan Braçe në Facebook.
Ligji për Bankën e Shqipërisë përcakton se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mund të shkarkohen kur kanë kryer vepër penale por edhe kur kanë cenuar interesat e Bankës së Shqipërisë.
Por, edhe me ndryshimin e ligjit pritet të ketë debat pasi ndryshimet nuk mund të kenë efekt mbi emërimet e kryera më parë. Pasi ata gëzojnë mandat 7-vjeçar.
S.S
Add new comment