Gjinushi: Koalicioni PS-LSI i kritikueshëm moralisht, por nuk duhet të harrojmë anën elektorale që është dhe ajo që vendos se kush do të marrë pushtetin

Postuar në 15 Gusht, 2014 07:04

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi është i ftohtë. Ai gjykon nga lart forcat politike kryesore edhe pse i kushtëzuar nga konflikti i interesit.

Duke gjykuar vitin e parë të qeverisjes PS-LSI, ai thotë se, “asnjëra nga të dyja partitë nuk pati rritje elektorale në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit, por votat kanë qenë kontribut i rezistencës katërvjeçare të të gjitha partive opozitare”.

“Edhe pse ka pasur shumë reagime për sa i përket anës morale të kësaj aleance por nuk duhet të harrojmë anën elektorale që është dhe ajo që vendos se kush do të marrë pushtetin”, thotë Gjinushi në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

Për zhvillimet tek opozita, kreu i PSD-së shprehet se, Basha “nuk ka arritur të bëhet lideri i PD-së”.

“Një lider i ri duhet të ketë dy cilësi që të quhet lider i ri. Së pari duhet të dalë nga hija e atij që ka qenë para tij. Basha nuk ka arritur të largojë hijen e Berishës”, shprehet Gjinushi duke numëruar shkeljet e shumta të Bashës në krah të Berishës.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53418&kat=100

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.