Rama: "Në shtator çelet konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re dhe për rehabilitimin e fshatrave të saj"

Një konkurs ndërkombëtar do të hapet në muajin shtator për bregun e Himarës.
Përmes postimit të një fotoje në rrjetin e tij social Twitter, kryeministri Edi Rama deklaroi se konkursi do të hapet për rehabilitimin e fshatrave të bukur të Himarës.
“Në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, u shpreh Rama.
Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, “Lungomare”.
S.S
Add new comment