Rama reagon për ligjet e kthyera nga Presidenti: "Keqardhje, por është e kotë, ligjet do kalojnë përsëri"

Postuar në 15 Gusht, 2014 09:08

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas vendimit të Presidentit të Republikës për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend tre ligje të miratuara në fund të këtij sesioni parlamentar. Reagimin e tij kryeministri Rama e ka bërë në rrjetet sociale.

“Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudoargumentat e PD-së për një ligj të punuar me partnerët ndërkombëtare. Keqardhje. Por, është e kotë. Reformasndalet. Kuvendi do ta kalojë përsëri Ligjin e Policisë pa asnjë ndryshim, pseudoargumentat e PD-së s’vlejnë. VajmedetPD”, shkruan kryeministri Rama.

Presidenti i Republikës ktheu sot tre projektligje të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ligjet e kthyera janë ai për funksionimin e gjykatave, për KLD-në dhe Policinë e Shtetit. Presidenti ka konstatuar shkelje kushtetuese, ose tjetërsim kompetencash pa sqaruar mirë kuadrin juridik mbështetës, siç është rasti për Byronë Kombëtare të Hetimit. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.