Arkiv-Lajme

"Zëri": “Organizatat humanitare” importuan ekstremizëm

Postuar në 17 Gusht, 2014 02:53

“Pas luftës në Kosovë kanë ardhur shumë organizata, të cilat nën petkun e humanizmit kanë sjellë edhe rryma ekstreme fetare, efekti i të cilave po vërehet 15 vjet më vonë”. Kjo është ajo që shkruan “Zëri” në Kosovë, duke cituar njohës të çështjeve të sigurisë, teologë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas tyre, këto organizata kanë shfrytëzuar situatën e rëndë ekonomike të kosovarëve, duke u sjellë ndihma dhe duke u “servuar” pikëpamje ekstremiste.

Letra II e Nasho Jorgaqit: "Keqardhje që ndaj meje u ndërmor “një kryqëzatë” ofendimesh e akuzash"

Postuar në 17 Gusht, 2014 01:38

Ndërsa është shuar debati intensiv i pak javëve më parë, që shkaktoi letra publike për shkrimtarin Ismail Kadare nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, ky i fundit ka publikuar një letër të dytë. Me titullin “Ju faleminderit”, Jorgaqi duket se “i vë vulën” debatit në të cilin Kadare nuk u përfshi. Megjithatë, ajo letër nxiti reagimet pro e kundër të intelektualëve, shkrimtarëve e botuesve shqiptare. “Letra nuk kishte qëllim që të hapte ndonjë debat publik, siç ndodhi në të vërtetë. Ajo kishte një adresë të qartë dhe prej andej prisja edhe përgjigjen.

Sms për deputetët demokratë: Pas Kuvendit, bojkot edhe aktiviteteve të Metës

Postuar në 17 Gusht, 2014 01:20

Pas bojkotit të Kuvendit, demokratët bojkotojnë edhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Një sms e shpërndarë nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka për deputetët e PD-së udhëzon këta të fundit që të mos marrin pjesë as në aktivitetet apo pritjet zyrtare që kryeparlamentari organizon.

Ndërron jetë gjuhëtari Besim Bokshi

Postuar në 16 Gusht, 2014 17:20

Është ndarë sot nga jeta gjuhëtari Besim Bokshi, njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Vdekja e tij është komentuar nga kolegë dhe të njohur të tij, të cilët kanë vlerësuar kontributin e Bokshit. Studiuesi arbëresh Matteo Mandala shkruan në profilin e tij në “Facebook” për vdekjen e Bokshit, duke përcjellë me këtë rast konsideratat e veta për punën dhe kontributin e akademikut kosovar. “Na la i nderuari prof.

Irak, një rol i ri për kurdët në strategjinë perëndimore

Postuar në 16 Gusht, 2014 15:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndërhyjnë sërish në konfliktin e fundit në Irak, teksa po mbështesin me sulme ajrore luftëtarët kurdë në përpjekjen e tyre për të rimarrë digën e Mosulit. Kështu sot raportohet që avionë luftarakë amerikanë F-18 kanë kryer sulme ajrore ndërkohë që kurdët po aktiviozohen në terren kundër ISIS. Ndërhyrja amerikane duket se po koordinohet me zhvillime politike, pasi vetëm këto dy ditë pati ndryshim në drejtimin e qeverisë irakeve. Po kështu ka shenja të qarta të një lloj paqësimi relativ të Turqisë në raport me çështjen kurde.

Sikurse kishte paralajmëruar, “News 24” publikon regjistrimin ku kërkohen favore seksuale me të miturën në këmbim të punës (video)

Postuar në 16 Gusht, 2014 12:33

Ashtu siç ishte paralajmëruar që në orët e mëngjesit, televizioni “News 24” ka publikuar regjistrimin ekskluziv ku pretendohet se një funksionar i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Duke këshilluar që të mbahen fëmijët larg nga ekrani, televizioni ka transmetuar të titruar bisedën.

Shiko videon: https://www.youtube.com/watch?v=Gj1GqnSMfHM&list=UUpNF4emYU6TIEEdl7gy5PHw

 

Krerët e komuniteteve fetare në Kosovë takohen me komandantin e KFOR-it

Postuar në 16 Gusht, 2014 12:00

Krerët e besimeve fetare të Kosovës  janë takuar me  komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, në kampin "Film City". Duke cituar deklaratën e lëshuar nga KFOR, Radio Televizioni i Kosovës raporton se krerët fetarë kanë dënuar fuqimisht përdorimin e emrit të Perëndisë për të kryer vepër penale kundër njerëzimit. “Fetë kurrë nuk duhet të justifikojnë urrejtjen dhe dhunën, Perëndia është paqja”, thuhet në komunikatë.

Pengoi financimin e zyrës antikorrupsion, paditet për abuzim me pushtetin Guvernatori i Teksasit

Postuar në 16 Gusht, 2014 11:45

Guvernatori i Teksasit, Rick Perry është paditur për abuzim me pushtetin. Ai akuzohet se ka kërcënuar t’i verë veton financimit të një zyre qeveritare që merret me çështjet e korrupsionit. “Zyra është në varësinë e prokurores së Teksasit dhe sipas akuzës, guvernatori ishte përpjekur që prokurorja të jepte dorëheqjen” raporton “Zëri i Amerikës”.  

Motorët e ujit, sërish problematikë për pushuesit

Postuar në 16 Gusht, 2014 11:35

Edhe këtë sezon turistik, motorët e ujit vijojnë të përbëjnë shqetësim për pushuesit e brigjeve shqiptare. Këta të fundit shprehen se ndjehen të rrezikuar pasi motorët futen mes për mes pushuesve duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri, kryesisht për fëmijët. “Top Channel” raporton se “garat e shpejtësisë mes tyre zhvillohen edhe në zonat detare ku është vendosur këtë sezon sinjalistika që kufizon hapësirën për larjen e pushuesve”.  

Distancohet zyra e deputetit Koço Kokëdhima: Cane, i dorëhequr në mesin e muajit korrik (reagimi i plotë)

Postuar në 16 Gusht, 2014 11:02

Pas publikimit në media të lajmit mbi arrestimin e shtetasit Agron Cane me akuzën se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune ka reaguar edhe zyra e deputetit Koço Kokëdhima. Ndërsa kanë publikuar lajmin, media i ka mëshuar faktit se i arrestuari është përfaqësues i zyrës së deputetit. Por zyra e këtij të fundit, përmes një komunikate  deklaron se i arrestuari nuk ka qenë funksionar pasi që prej mesit të korrikut të këtij viti ka dhënë dorëheqjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme