PD-ja në sulm politik për skandalin e Sarandës. Kësaj radhe nuk duron "sa të mbarojnë hetimet”

Çështja e zbardhur sot nga mediat e që implikon sekretarin e deputetit socialist të Sarandës, është marrë si argument politik nga Partia Demokratike. Në fillim ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që nxitoi të shkruante në “Facebook”, mandej PD-ja përcolli qëndrimin zyrtar përmes deputetit Arben Ristani dhe në fund, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur statusin e tij. “Qehajaji i Kokëdhimës, që ktheu zyrën e punës në zyrë pedoifile, nuk është rast i izoluar, por emblema e Rilindjes”, shkruan Basha. Tani, çështja është paralajmëruar se do të publikohet e plotë përmes një videoje, ndonëse këtu: http://investigim.al/ekskluzivesekretari-i-ps-kerkon-seks-me-te-mituren-ne-kembim-te-punes/ pretendohet se është zbardhur një pjesë jo e vogël. Ajo që të bën përshtypje në këtë qëndrim të PD-së, është se pa pritur hetimet, që drejtuesit e saj kaq shumë i kanë patur për zemër ditët kur u zbulua vjedhja në Bankën e Shqipërisë, ata kanë kaluar në përgjithësime dhe në sulme politike, përmes të cilave vihet gishti i akuzës, por edhe pretendohet kredo morale. Është e qartë se skandali në Sarandë është i shmëtuar dhe shumë i rëndë dhe se ai në çdo rrethanë ka ndikim negativ për deputetin në fjalë dhe mazhorancën, por dalja me poza moralisti nga opozita, thjesht sa ndihmon për keq në këtë rast. Thjesht u kujton edhe njëherë të gjithëve se “këta janë njësoj”.
s.z
Add new comment